Mbi 100 të infektuar/ Rritet sërish numri i viktimava nga koronavirusi në Greqi
Vijon të rritet frikshëm numri i të prekurve me Covid-19 në ...
Eksperti më i lartë i qeverisë amerikane për sëmundjet infektive, Dr. Anthony Fauci, parashikoi të dielën se 100 mijë ose më shumë amerikanë mund të vdesin nga koronavirusi, 50 herë më shumë sesa shifra aktuale.
Dr. Fauci, Drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive i tha CNN-it se Shtetet e Bashkuara mund të kenë ?miliona raste? me COVID-19, një përhapje e shpejtë e pandemisë në vend, ku zyrtarët thonë se nujmri i rasteve të konfirmuara të infektimeve ka arritur në 132,600 dhe i vdekjeve në 2,300. Shifrat janë rritur me shpejtësi.
Si dr. Fauci edhe dr. Thomas Inglesby, drejtor i Qendrës për Sigurinë e Shëndetit në Universitetin Johns Hopkins, hodhën poshtë sugjerimet e Presidentit Donald Trump për zbutjen e masave si këshilla për të ndenjur në shtëpi dhe distancimi sociale për frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Dr. Fauci tha se do të mbështeste lehtësimin e masave kundër koronavirusit në zonat më pak të goditura të vendit, nëse rritet disponibiliteti i testeve për t?i monitoruar ato zona. Por ai tha se situata është pak e paqartë aktualisht.
?Duhet të vazhdojmë me distancimin social?, tha Dr. Inglesby në televizionin Fox.
Ritmi i koronavirusit në Shtetet e Bashkuara ka qenë alarmues, me 1 mijë të vdekur regjistruar gjatë një muaji dhe 1 mijë të tjerë vetëm dy ditët e fundit.
Presidenti Trump sugjeroi javën e kualuar se pjesë të vendit mund të rikthehen në punë pa problem, duke vazhduar ?distancimin social dhe larjen e duarve?.
I pyetur nëse kjo është e realizueshme, Dr. Inglesby tha: ?Nuk besoj?.
Ai tha se nëse amerikanët, miliona prej të cilëve po punojnë nga shtëpia ose po rrinë në shtëpi pa page, kthehen në punë para kohe, koronavirusi do të përhapet ?gjerësisht dhe me agresivitet. Duhet seriozisht të vazhdojmë kufizimet?.
Nënpresidenti Mike Pence, që drejton grupin e punës së administratës për luftën kundër koronavirusit, i the televizionit Fox News se në ditët në vazhdim do t?i japë Presidentit Trump të dhëna lidhur me përparimin e sëmundjes.
?Do ta hapim vendin sa më parë që të mund ta bëjmë një gjë të tillë në mënyrë të përgjegjshme?, tha ai.
Zoti Pence tha se ?duhet të jetë inkurajuese për amerikanët? që nga qindra mijëra njerëz që janë testuar, vetëm 10 për qind kanë rezultuar pozitivë.
Por kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, paralajmëroi për ditë të vështira. Ajo tha se vendimet e Presidentit Trump kanë rezultuar vdekjeprurëse, përfshirë mohimin e tij fillestar të ndikimit të pandemisë dhe vonesat e qeverisë për të siguruar paisjet mjekësore për zonat ku janë të nevojshme.
?Duhet të parandalojmë humbjet e mëtejshme të jetëve, jo të rifillojmë hapjen. Duhet të vazhdojmë testimet?, tha ajo në CNN.
Guvernatori republikan i Merilendit, Larry Hogan u bëri jehonë ekspertëve të shëndetësisë.
?Do të ndjekim këshillën e doktorëve dhe shkencëtarëve?, tha ai në Fox News. Ai tha se jo vetëm që vendi nuk do t?i kthehet normalitetit për Pashkë, por ?mendojmë që pas dy javësh do të jetë më keq, jo më mirë?.
Guvernatorja demokrate e Miçiganit, Gretchen Whitmer, që ka debatuar shpesh me republikanin Trump lidhur me mungesat në paisjet mjekësore për profesionistët e shëndetësisë, than ë CNN se duhet ndaluar përhapja e koronavirusit ?për t?u dhënë spitaleve shansin? që trajtojnë pacientët.
Presidenti Trump, kishte shqyrtuar mundësinë e vënies në karantinë për dy javë të shteteve Nju Jork, Nju Xhersi dhe Kenektikat, por u tërhoq nga kjo lëvizje, duke i bërë thirrje Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve që të lëshojë një “udhëzim të rreptë për udhëtimet” në zonën që përfshin këto shtete./ VOA
Vijon të rritet frikshëm numri i të prekurve me Covid-19 në ...
Koronavirusi i ka marrë jetën ditën e sotme ish-ministrit fr...
Ndaj autoriteteve kineze është ngriur një padi për shpërthim...
Kryeministri italian Giuseppe Conte ka shpërndarë në rrjetet...
Mbrëmjen e sotme janë konfirmuar të tjera raste me koronavir...
Sipas të dhënave zyrtare nga universitetit mjekësor John Hok...
838 persona kanë humbur jetën në Spanjë në 24 orët e fundit ...
Italia vazhdon të shënojë bilanc tragjik në luftën me korona...
Ka shkuar në 38 numri i viktimave në Greqi siposjë e pandemi...
Albin Kurti i është përgjigjur presidentit të Kosovës Hashim...
Numri i të infektuave me Covid-19 po rritet në mënyrë të fri...
Përhapja e virusit Corona e ka kthyer botën përmbys: Vendet ...
Humb jetën si pasojë e koronavitusit ish-ministri francez Pa...
Bashkëshortja e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau, njoft...
Papa Francescu këtë të dielë ka mbajtur meshën në nderim të ...
Zyrtari i lartë i Shëndetësisë në Britai, Neil Ferguson thot...
Koronabondi ka qenë shkak i një konflikti të ndezur mes pres...
Në tentativë për të aprovuar një dokument të përbashkët, në ...
Princesha e Spanjës Maria Teresa ka ndërruar jetë në moshën ...
Pandemia e shkaktuar nga koronavirusi po shndërrohet në një ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...