web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Asnjë nga të shëruarit s’ka qenë në kujdes intensiv”/ Rakacolli: Javën që vjen shihen rezultatet e masave

28 Mars 2020, 18:23, Aktualitet CNA

Zëvendës-ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur lidhur me numrin e testimeve që ka hapur debat mes opozitës dhe mazhorancës në këto ditë kur po luftojmë me koronavirusin.

Duke iu referuar Italisë dhe Kinës, Rakacolli deklaroi se testimet masive nuk e ndihmojnë politikën shëndetësore dhe pretendon se e vetmja rrugë është gjurmimi dhe testimi i atyre që kanë simptoma apo shenja klinike.

?Eksperienca e disa vendeve si Italia apo Kina në fillim bënin testime masive. Tregon që pozitiviteti ishte shumë i vogël. OBSH dhe ISDS thonë se vetëm rastet e dyshuara, që kanë shenja klinike duhen testuar. Të gjitha rasteve që i merret tamponi janë të dyshuar. Pra 100 veta duhen këta 100 të kenë shenja. Dhe pozitiviteti më i madh është 25%. Po gjurmojmë shumë sa më shumë njerëz që të kenë kontakte dhe të marrin tamponin. Ne po hasim një eksperiencë të re që sa janë të frikësuar dhe disa thonë që kanë logjikë për ta bërë, një pjesë e fshehin që kanë qenë jashtë apo kanë pasur kontakte. Pra ata që dëgjojnë që kanë pasur kontakte atëherë të flasin me mjekun e familjes apo epidemiologun. Është problem kompleks. Kampioni i tamponëve nuk ka qenë i vogël?, u shpreh ajo në emisionin ?Kjo Javë?.

Gjithashtu zv.ministrja foli edhe për masat shtrënguese, për të cilat tha se do i tregojnë rezultatet e tyre në javën që vjen.

?Masat shtrënguese janë një eksperiencë e provuar, ato duken pas 2 javësh. Java që vjen do na tregojë efikasitetin e tyre, por unë them është mënyra më e mirë për ta parandaluar virusin. Java që po lëmë pas na tregoi atë që ndodhi, pra shtim të rasteve në fillim të javës, pra kush e mori virusin i zhvilloi shenjat, pasi u vendosën masat u pengua mundësia e transmetimit. Ata që e kanë marrë dhe janë brenda do kenë shenja në 14 ditët e ardhshme?, nënvizoi Rakacolli, ndërkohë bëri me dije se asnjë nga personat e shëruar nuk ka qenë në kujdes intensiv apo respirator./ CNA.al





Lajmet e fundit nga