web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nuk mundi t'i takojë prindërit për ditëlindje/ Përlot Ermal Mamaqi: I fola nga shkallët, qanin të dy

22 Mars 2020, 09:44, Aktualitet CNA

Aktori shumë i dashur për publikun Ermal Mamaqi ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen në kushte jo të zakonshme, por i mbyllur në shtëpi dhe larg prindërve.

Ermali ka publikuar një foto të dy prindërve të tij te dera e shtëpisë dhe tregon se në orarin kur lejohej qarkullimi i dërgoi një tortë te dera, por nuk mundi t’i përqafojë nga frika se dikush mund të ishte i infektuar dhe mund t’ja transmetonte tjetrit.

Ndryshe nga herët tjera kur aktori ka dhuruar humor, këtë herë ka shkruar në rrjetet sociale disa fjalë prekëse që të përlotin, teksa falenderon gjithkënd për urimet.

“Padyshim ditëlindja më e trishtuar. Desha të ndaj diçka me ju…
Sot paradite vajta te shtëpia e prindërve dhe i lashë një tortë te dera. Zbrita 10 shkallë. Prita sa e hapën derën. I fola nga poshtë… filluan të dy të qanin. Unë prita të shkoj në makinë që të nxjerr lotët. Nuk di si t’ju them, dhe tani që po shkruaj më mbushen sytë. Si film dramatik. 2 minuta qëndruam, ata në derë e unë poshtë shkallëve. Çudi e madhe, kemi qëndruar larg njëri-tjetrit shumë herë më gjatë se kaq, dhe s’ka qenë shumë problem (të paktën nga unë), por sot ishte ndryshe. Sigurisht, gjithë kjo lëmëri që po ndodh. Donim të përqafoheshim dhe nuk mundeshim. Se ku i dihet… Mund të jetë në trupat tanë dhe po ja ngjisim tjetrit… Nuk e kisha menduar që do jetonim këto kohë. Por është mirë.
Po ndjejmë përsëri mall për njëri tjetrin. Po prekim ca dhoma të zemrës që ishin me pluhur. Dhe si gjithmonë në kto raste po bëhemi pishman për idiotësitë që mërziteshim në kohë paqeje”, shkruan ai, ndërsa i kërkon qytetarëve të qëndrojnë të fortë.

Ermali paralajmëron se është duke ardhur diçka shumë e mirë, pasi thekson se dhuratat vijnë përmes problemeve./ CNA.al

 

 

Miq faleminderit per urimet. Padyshim ditlindja me e trishtuar. Desha të ndaj diçka me ju… Sot paradite vajta te shpija prindërve dhe i lash një tortë te dera. Zbrita 10 shkallë. Prita sa e hapën derën. I fola nga poshtë… filluan të dy të qanin. Une prita te shkoj ne makine qe te nxjerr lotet. Nuk di si tju them, dhe tani që po shkruaj më mbushen sytë. Si film dramatik. 2min qëndruam, ata në derë e unë poshtë shkallëve. Cudi e madhe, kemi qendruar larg njeri tjetrit shume here me gjate se kaq, dhe ska qene shume problem(te pakten nga une), por sot ishte ndryshe. Sigurisht, gjithe kjo lemeri qe po ndodh. Donim te perqafoheshim dhe nuk mundeshim. Se ku i dihet… Mund te jete ne trupat tane dhe po ja ngjisim tjetri… Nuk e kisha menduar që do jetonim kto kohë. Por është mirë. Po ndjejmë përsëri mall për njëri tjetrin. Po prekim ca dhoma të zemrës që ishin me pluhur. Dhe si gjithmonë në kto raste po bëhemi pishman për idiotësitë që mërziteshim në kohë paqeje. E di qe dhe juve ju mungojne familjaret me shume se kurre kto dite. E di që mund ti keni lënë në shpitë e tyre. Ka disa që jetojnë vetëm atje ku janë… Qendroni te forte. Prapë jam i lumtur. Po pres… Është duke ardhur diçka shumë e mirë… Mos harroni. Dhuratat vijnë përmes problemeve. Ju përqafoj.

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on





Lajmet e fundit nga