web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skënder Brataj thirrje për qytetarët/ Ja rastet kur bëhet testimi për koronavirusin

21 Mars 2020, 17:20, Aktualitet CNA

Shefi i Urgjencës Skënder Brataj ka folur sërish për situatën aktuale për shkak të koronavirusit dhe për thirrjet e qytetarëve, për të cilat theksoi se janë më shumë nga Tirana dhe Durrësi.

Brataj tha se aktualisht po trajtohen personat me kollë, temperaturë dhe ata me vështirësi në frymëmarrje, ndërsa për personat e tjerë sugjeroi të marrin vitamina.

“Tamponi bëhet në spital ose në banesë kur janë persona me vështirësi në frymëmarrje, ose kur kanë sëmundje të tjera. Ne e dimë që sot ka dalë pacienti i parë, familjarëve të tyre ju merret tamponi në shtëpi, sepse dihet që ata kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me një person të prekur”, u shpreh ai në emisionin “Kjo Javë”.

“Shenjat e COVID-19 janë si të gripit, temperaturë, kollë, bllokim hundësh, e deri këtu ne i trajtojmë në shtëpi. Por kur thonë se kanë vështirësi në frymëmarrje, mund të jetë edhe paniku dhe këtu bëhet vlerësimi i saktë. Por shoh që nuk po zbatohen akoma masat. Izolimi është e vetmja mënyrë për të mos e transmetuar virusin nga njëri te tjetri. Shoh që lëvizin njerëz dhe mendojnë se “nuk më zë mua”. Ju lutemi të zbatojnë masat, ne jemi të detyruar të rrimë këtu. Edhe ne do kishim dëshirë ta mbyllnim njëherë telefonin, të shkonim te familjarët, por duhet të rrimë këtu. E di që është e vështirë të izolohen, por duhet ta bëjnë”, tha më tej ai.

Shefi i Urgjencës përsëriti edhe njëherë apelin për të mbajtur distancë mes qytetarëve dhe për shmangie të kontakteve fizike.

?Terapi në shtëpi kanë marrë moshat e reja, ndërsa patologji kronike kanë në tërësi moshat e treta. Duhet të mos afrohemi me personat që kanë sëmundje në vazhdimësi, duhet të shmangim konkatet me prindërit ose gjyshërit. Në Itali thuajse të gjithë viktimat janë me patologji, vetëm 12 persona nuk kanë pasur patologji më herët. Duhet dizinfektim shumë i madh?, tha Brataj./ CNA.al





Lajmet e fundit nga