web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta thirrje qytetarëve: Çdo sjellje e pakujdesshme mund të jetë fatale!

21 Mars 2020, 09:29, Aktualitet CNA

Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrjë të gjithë shqiptarëve të të respektojnë kufizimet pasi çdo sjellje e pakujdesshme mund të rezultojë fatale për ata që i shkelin dhe për familjarët e tyre.

Meta theksoi se nuk duhet bërë asnjë eksperiment duke kujtuar edhe situatën e rëndë në Italinë fqinje ku numri i vdekje kalon me qindra në ditë.

?Thirrja imë është që të gjithë duhet t’i respektojnë kufizimet se janë për të mbrojtur çdo qytetar, dhe çdo sjellje e pakujdesshme mund të rezultojë fatale jo vetëm për ata por edhe familjarët. Po e shohim se çfarë po ndodh në Italinë fqinje me një sistem shumë herë më të konsoliduar dhe nuk kemi nevojë për të bërë eksperimente. Êshtë mjaft e rëndësishme të respektohen udhëzimet e autoriteteve të shëndetit por edhe të gjitha kufizimet që janë vendosur se janë në interes të të gjithëve dhe çdo qytetari. Nuk duhen konsideruar si privim por si mbrojtje e domosdoshme në këto momente kritike”, tha Meta./CNA.al





Lajmet e fundit nga