web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy pacientë të shëruar/ Manastiriu nuk ndal thirrjet: Kujdes, të prekurit po shtohen!

20 Mars 2020, 21:01, Aktualitet CNA

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë për shërimin e dy pacientëve të infektuar me koronavirus.

Manastirliu bën me dije se dy pacientët do të bëhen gati të lënë spitalin Infektiv, pas testit konfirmues që përfundoi pak minuta më pare.

Ministrja bën thirrje që qytetarët të kenë kujdes pasi të prekurit po shtohen dhe spitali infektiv ka sot katër pacientë në terapi intensive.

?Lajm i mire!
Dy pacientë të hospitalizuar do të bëhen gati të lënë spitalin Infektiv, pas testit konfirmues që përfundoi pak minuta më pare.
Dy pacientët, kontakte të pacientit 0 që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri rezultuan negativ edhe në testin e dytë pas trajtimit.
#Bravo ekipit të spitalit infektiv.
Por JU LUTEM KUJDES??Të prekurit po shtohen, spitali infektiv ka sot katër pacientë në terapi intensive dhe numri i të shtruarve po rritet dita-ditës!
JU LUTEM QËNDRONI NË SHTËPI??, shkruan Manastirliu./CNA.al





Lajmet e fundit nga