web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha ngre alarmin/ Radhët e dyqaneve zëvendësojnë rrezikun e kafeneve dhe restoranteve

20 Mars 2020, 20:51, Aktualitet CNA

Ish kryeministri Sali Berisha ngre shqetësimin për radhët që krijohen nëpër dyqane nga njerëzit të cilët dynden për të blerë gjatë fashave të orareve që ka vendosur qeveria për lëvizjen e tyre.

Sipas Berishës, radhët e dyqaneve zëvendësojnë rrezikun e kafeneve dhe restoranteve.

Ai thekson se shmangia e grumbullimeve të njerëzve është njëra nga masat më të domosdoshme dhe jetike për frenimin e përhapjes se epidemisë.

?Me çorganizimin e organizuar me orarin e kufizuar të caktuar për daljen e njerëzve për furnizim me ushqime etj çdo ditë, si kurrë më parë nga koha e diktaturës, krijohen në të katër anet e qytetit mijëra grumbullime në dyqane si çerdhe të sigurta të përhapjes së epidemise!
Në këtë kontekst kërkoj zbatimin e një skeme tjetër në kohë qeë benë të mundur furnizimin e qytetarëve pa krijimin e mijëra radhëve, te cilat hedhin ne erë praktikën e domosdoshme të distancimit social, pra të mos grumbullimit të njerezve në një vend?, shkruan Berisha.\





Lajmet e fundit nga