web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shtyhet biseda me Presidenten e KE/ Rama tregon se kur do nisë rindërtimi i banesave të shembura nga tërmeti

16 Mars 2020, 18:12, Politikë CNA

“Plani ynë për rindërtimin as nuk shtyhet as nuk ndryshon”. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë një videolive pak minuta më parë, teksa po fliste për situatën në të cilën ndodhet vendi.

Rama tregoi se biseda me presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen është shtyrë për pak minuta më vonë, ndërsa tregoi se arsyeja e kësaj bisede janë fondet e premtuara në Konferencën e Donatorëve për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kreu i qeverisë tha se sapo të fitojmë betejën me koronavirusin, do të fillojnë ndërtimet e banesave.

“Kjo që na ka rënë është shumë herë më e tmerrshme se tërmeti që ra në nëntor, por atyre që i ra shtëpia mbi kokë nuk do t’i themi na falni po do prisni tani se ne nuk e nisim dot rindërtimin e shtëpive tuaja se lekët që kishim për ju na i mori korona. Me korona, pa korona ne do të nisim rindërtimin e  shtëpive, spitaleve dhe qendrave shëndetësore sapo korona të shporret nga shtëpia jonë e përbashkët dhe të gjithë të dalim në punë në Shqipëri. Siç ju kam njoftuar, kisha një bisedë telefonike me presidenten e Komisionit Europian zonjën e nderuar dhe miken e çmuar të familjes sonë Shqipërisë Ursula von der Leyen. Biseda u shty për në orën 19:30, pas pak, me kërkesën e sjellshme të presidentes e cila merreni me mend vetë se çfarë ngarkesash ka. Një nga arsyet pse do bisedoj me të është që së pari t’i kërkoj se përtej kësaj situate financiarisht të jashtëzakonshme të BE, fondet që BE premtoi në Konferencën e Donatorëve nuk do ndryshojnë destinacion sepse plani ynë për rindërtimin as nuk shtyhet as nuk ndryshon”, nënvizoi Rama./ CNA.al





Lajmet e fundit nga