web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

SHBA, 37 milion dollarë ndihmë për 25 vende të prekura nga Covid-19/ Përfiton edhe Shqipëria

16 Mars 2020, 10:52, Kosova & Bota CNA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të japin një ndihmë prej 37 milion dollarësh për 25 vendet e prekura nga koronavirusi, mes të cilave është edhe Shqipëria.

Lajmi është bërë i ditur nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, i cili ka dekaruar se Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) do të japë 37 milionë dollarë për financimin e 25 vendeve që janë prekur nga Covid-19 ose janë në rrezik të lartë të përhapjes së këtij virusi.

?Ky angazhim ? së bashku me qindra miliona dollarë të dhuruara bujarisht nga sektori privat amerikan ? tregojnë udhëheqjen e fortë të Shteteve të Bashkuara në përgjigjen ndaj shpërthimit të këtij virusi?, tha Mike Pompeo gjatë shpalljes së kësaj ndihme.





Lajmet e fundit nga