web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sistemi shëndetësor në Itali në krizë nga koronavirusi/ Zyrtarët vendosin kriteret e trajtimit në varësi të moshës

16 Mars 2020, 10:18, Kosova & Bota CNA

Sistemi shndetësor në Itali është në kaos, për shkak të numrit të lartë të personave të prekur nga koronavirusi. Zyrtarët paralajmërojnë se mund të jetë e pamundur të trajtohet çdo pacient me virus në kujdes intensiv.

Planet e hartuara në Torino sugjerojnë që kriteret duhet të përfshijnë moshën më pak se 80 vjeç. Mjekët kanë përshkruar marrjen e vendimeve për jetën ose vdekjen se kush do të trajtohet, në varësi të moshës.

Pacientët me koronavirus italianë që janë 80 ose më të vjetër nuk do të marrin kujdes intensiv nëse kriza përkeqësohet, në bazë të planeve të urgjencës që propozohen në Torino.-raporton Dailymail.

Planet e hartuara nga zyrtarët e mbrojtjes civile paralajmërojnë se ‘do të jetë e nevojshme të aplikohen kritere për qasje në trajtim intensiv’ nëse ka shumë pacientë.

Dokumenti, i parë nga Daily Telegraph , propozon që këto kritere “duhet të përfshijnë moshën më të vogël se 80 vjeç”.

Një mjek tha se fati i një pacienti ?vendoset sipas moshës dhe nga kushtet shëndetësore?, duke shtuar se ?Kështu është në një luftë?.

Kryeministri Giuseppe Conte paralajmëroi sot se vendi po hyn në ‘javët e tij më të rrezikshme’, pasi theksoi se ?Ne ende nuk kemi arritur kulmin?.

Zyrtarët pranojnë se planet do t’i detyrojnë spitalet të ‘përqendrohen në ato raste kur raporti kosto / përfitim është më i favorshëm për trajtimin klinik’.

Mjekët italianë kanë përshkruar tashmë se si spitalet janë mbingarkuar nga kriza shëndetësore, me Italinë që vuan nga shpërthimi më i keq i Coronavirusit në Evropë.





Lajmet e fundit nga