LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Gjashtë këshilla si të mbroni veten dhe të tjerët nga COVID-19

12 Mars 2020, 12:16, Sociale CNA
Video-Gjashtë këshilla si të mbroni veten dhe të tjerët

Koronavirusi vijon të mbajë në alarm shumë vende të botës, ndërsa vijon të përhapet me shpejtësi duke prekur shumë njerëz. Tashmë numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë edhe në vendin tonë ka arritur në 23.

Mjekët dhe specialistët e shëndetit publik shprehen se nuk ka vend për panik, por apelojnë qytetarët për kujdes dhe mbi të gjitha theksojnë se qëndron higjena.

Ndërkohë, edhe Ministria e Shëndetësisë vijon të publikojë mesazhe sensibilizuese për qytetarët, që të mbrohen nga COVID-19.

Më poshtë renditen gjashtë këshilla si të mbroni veten dhe të tjerët nga COVID-19:

1. Laj duart rregullisht, me ujë dhe sapun ose fërkoni me alkool.

2. Praktiko higjenen respiratore. Mbulo hundën dhe gojën kur të kollitesh ose tështish, hidh kartpecenten në kosh dhe laj duart.

3. Mbaj distancë të paktën një metër

4. Shmang prekjen e syve, hundës dhe gojës

5. Maskat dhe pajisjet mbrojtëse personale janë të dobishme nëse jeni sëmurë, kur kujdeseni për dikë që është sëmurë dhe në shërbime shëndetësore.

6. Nëse nuk ndihesh mirë qëndro në shtëpi. Nëse ke temperaturë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kontakto urgjencën mjekësore Nr. 127./ CNA.al

Lajmet e fundit nga