Çmimet e naftës në rënie në bursë
Shqetësimi për pasojat e epidemisë së virusit Corona po rrit...
Në Gjermani njoftohet vdekja e dy vetëve për shkak të virusit Corona. Mos shkoni në klube, pakësoni udhëtimet dhe ecni me biçikletë në vend të autobusit bën thirrje ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.
Në Gjermani njoftohet vdekja e dy vetëve për shkak të virusit Corona. Qarku Heinsberg dhe qyteti i Essenit në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë e njoftuan këtë sot. Në Essen ndërroi jetë një grua 89-vjeç, e cila virusi u zbulua të martën e kaluar. Për personin që ndërroi jetë në Heinsberg, ende nuk ka të dhëna.
Kancelarja Merkel i ka vlerësuar përpjekjet e deritashme kundër virusit Corona. Ajo tha se virusi po përhapet, jo sepse kanë qenë të kota të gjitha masat për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit, siç janë urdhërat e karantenës. Me to është fituar kohë për kërkime mjekësore dhe për të përgatitur sistemin shëndetësor.
Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn (CDU) u ka bërë thirrje të gjithëve që të mbështesin luftën kundër përhapjes së virusit Corona. “Sa më ngadalë të përhapet virusi, aq më mirë”, tha ai në një konferencë për shtyp. Për këtë, është e nevojshme që çdo qytetar të zvogëlojë rrezikun e infektimit sa më shumë që të jetë e mundur.
Në këtë kuadër, Spahn-i u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të mendojnë se cilat aktivitete janë me të vërtetë të nevojshme javët dhe muajt e ardhshëm dhe nga se mund të heqin dorë për ca kohë. “Nga këndvështrimi im, është më e lehtë të mos shkosh në një koncert, në një lojë futbolli ose në një klub, sesa të mos shkosh në punë ose të mos çosh një fëmijë në cerdhe”, tha ai.
Spahn u shpreh kundër mbylljes së të gjitha shkollave
Në këtë linjë argumentimi, Spahn u shpreh kundër mbylljes së të gjitha shkollave dhe kopshteve ditore. Po të bëhet kjo ekziston rreziku që mjekët, infermierët ose policët mund të mos shkojnë në punë, paralajmëroi ai. “Kjo do të kishte pasoja edhe për jetën publike”.
Një ndihmë mund të jetë, për shembull, pakësimi i udhëtimeve, puna nga shtëpia kur është e mundur, ose në qytetet e mëdha ecja në këmbë ose me biçikletë, në vend që të përdorni transportin lokal publik.
Spahni konfirmoi edhe rekomandimin e tij për të anuluar aktivitetet me më shumë se 1.000 spektatorë. Ai i inkurajon shprehimisht ata që janë përgjegjës ta bëjnë këtë.
Në dallim nga shumë vende fqinje, në Gjermani nuk mund të vendoset në mënyrë qendrore, që të anulohen të gjitha ngjarjet me një numër të caktuar vizitorësh ose që ato të zhvillohen me sallë bosh. Vendimin për këtë e marrin autoritetet lokale shëndetësore.
Qëllimi kryesor: të parandalojmë që të sëmuren të gjithë njëkohësisht
Qëllimi është të ngadalësojmë përhapjen e virusit aq sa sistemi shëndetësor gjerman të mund të kujdeset për të gjithë personat e sëmurë rëndë. “Me sa dimë, kjo sëmundje kalon butë në katër nga pesë raste,” tha Lothar Wieler, Presidenti i Institutit Robert Koch. Por kjo gjithashtu do të thotë që një në pesë persona është i sëmurë rëndë.
Kjo zakonisht kalon në pneumoni, e cila mund të kërkojë trajtim në pavionin e kujdesit intensiv. Vërtet që Gjermania në krahasim me shtete të tjera paraqitet mirë me rreth 28.000 shtretër të kujdesit intensiv. Por një shpërthim i madh i sëmundjes, kur mijëra vetë sëmuren njëkohësisht, mund të çojë sistemin në kufijtë e tij./ DW
Shqetësimi për pasojat e epidemisë së virusit Corona po rrit...
Një ndër biznesmenët më të mëdhenj grek, Presidenti i FC Oli...
Sëmundja që po përhapet për çdo ditë me shpejtësi të paimagj...
E gjithë Italia do të futet në karantinë sipasojë e epidemis...
Zyrtarët e shëndetit publik dhe epidemiologët nuk kanë ende ...
Ministri francës i Kulturës, Frank Riester, ka rezultuar poz...
Është konfirmuar dhe rasti i dytë i një shqiptari të prekur ...
Një tjetër mjek ka humbur jetën në Kinë, pasi u infektua nga...
Është rënduar edhe më tej bilanci si pasojë e epidemisë së k...
Dy persona kanë humbur jetën ditën e sotme në Gjermani për s...
Ka shkuar në 84 numri i personave të prekur nga koronavirusi...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka shkuar në takimin...
SHBA ka shtuar epërsinë si vendi i parë në botë në tregti me...
Ministri i Shëdetësisë i Maqësonisë, Venko Filipçe, ka bërë ...
Koronavirusi vijon të përhapet me shpejtësi në Itali, ndërsa...
Një specialist i sëmundjeve infektive paralajmëron se reagim...
Italia po kalon një situatë tejet të vështirë si pasojë e pë...
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan e ka urdhëruar truprojën...
Papa Francesku ka thyer traditën me fjalimin e mbajtur ditën...
Është rënduar bilanci si pasojë e epidemisë së koronavirusit...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...