web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Koronavirusi/ Dezinfekstohen të gjitha institucionet publike

10 Mars 2020, 10:32, Sociale CNA

Bashkia Elbasanit ka filluar të marrë masat e para për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Kështu, mësohet se ka nisur dezinfektimi i të gjitha shkollave, kopshteve dhe çerdheve. Po ashtu, për të evituar grumbullimet e njerëzve në ambiente të mbyllura është ndryshuar procedura e trajtimit në qendra ditore. Personat që përfitojnë nga trajtimi ushqimor në këto qendra, do t?u dërgohet ushqimi në banesa.

Po ashtu gjatë natës do të vijojë puna me dezinfektimin e institucioneve, transportit publik, shërbimit taksi dhe tregjeve.

Ndërkohë, një masë parandaluese është marrë edhe nga lokalet, të cilat i detyrojnë klientët para se të futen të dezinfektojnë duart.

Po ashtu, edhe Bashkia e Vlorës ka nisur dezinfektimin e ambienteve publike.

Mëngjesin e sotëm janë dezinfektuar edhe ambientet e Drejtorisë së Policisë së Vlorës, spitalit dhe instititucioneve vendore të qytetit për të parandaluar rrezikun e përhapjes së koronavirusit, pas konfirmimit të 6 rasteve të prekura në vendin tonë.

Tashmë po vijon puna për dezinfektimin e Policisë së Qarkut Vlorë dhe të Portit. Nga Bashkia e Vlorë konfirmohet se deri në këto momente ka përfunduar 80% e dezinfektimit të shkollave të qytetit.





Lajmet e fundit nga