web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Koronavirusi/ FMN thirrje për ulje të taksave, të mbështetet ekonomia  

10 Mars 2020, 08:13, Sociale CNA

Ndërsa koronavirusi vijon të përhapet me shpejtësi në shumë vende të botës, Fondi Monetar Ndërkombëtar bën thirrje për mbështetjen e ekonomisë.

Kryekonomistja e FMN-së, Gita Gopinath, u ka bërë thirrje qeverive që të marrin masa buxhetore, monetare dhe financiare me rëndësi.

Po ashtu, ajo theksoi se qeveritë duhet të kenë një reagim të koordinuar ndërkombëtar për të zvogëluar ndikimin ekonomik të epidemisë së koronavirusit.

?Është e rëndësishme të mbështetet ekonomia gjatë epidemisë, në mënyrë që të ruhet i paprekur rrjeti i marrëdhënieve ekonomike dhe financiare midis punonjësve dhe kompanive, huazuesve dhe huamarrësve, furnitorëve dhe përdoruesve të fundit, për të mundësuar një rifillim kur epidemia të reduktohet?, theksoi ajo.

Gjithashtu Gopinath rekomandon ndihmë të drejtpërdrejtë, si edhe zbritje të taksave.





Lajmet e fundit nga