web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dy raste me koronavirus/ Dogana e Hanit të Hotit: S'kanë kaluar nga ne

9 Mars 2020, 09:38, Sociale CNA

Pika kufitare e Hanit të Hotit hedh poshtë ministrinë e shëndetësisë: S’ka kaluar nga ne, por nga Muriqani

Dogana e Hanit të Hotit ka hedhur poshtë pretendimet e Ministrisë së shëndetësisë, të cilët pohojnë se 28-vjeçari me koronavirus ka hyrë nga kjo pikë kufitare.

Referuar të dhënave të sistemit TIMS, sipas kësaj dogane, 28 vjeçari me inicialet P.K. nuk rezulton të ketë kaluar nga Hani i Hotit, por nga Muriqani.

?Dy qytetarët e konfirmuar me koronavirusin e ri, babë e bir, 54 vjeç dhe 28 vjeç kanë qëndruar disa ditë në Firence dhe kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga Firence drejt Tiranës, nëpërmjet pikës kufitare të Hanit të Hotit, me makinë personale.
Menjëherë pas shfaqjes së shenjave klinike dhe lajmërimit të urgjencës kombëtare në nr.127 i janë marrë mostrat, të cilat u konfirmuan mbrëmjen e sotme nga laboratori i virologjisë në IShP.
Dy rastet e konfirmuara me COVID-19 janë në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohen në spitalin infektiv në Tiranë.
Ndërkohë strukturat e shëndetit publik po realizojnë hetimin epidemiologjik dhe marrjen e mostrave të kontakteve?, thuhej në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./CNA.al





Lajmet e fundit nga