web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

LAJMI I FUNDIT/ Ministria e Shëndetësisë: Konfirmohen dy raste të importuara me COVID-19 në Shqipëri

8 Mars 2020, 23:40, Sociale CNA

Ministria e Shëndetësisë konfirmon dy rastet e para me Coronavirus në Shqipëri. Bëhet fjale pë dy persona të së njejtës familje.

Sipas burimeve zyrtare “Gjendja e dy të prekurve babë e bir që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione”. Analizat e dy të prekurve kanë dalë pas mesnatës të datës 8 mars.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se “Strukturat tona të urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet.

MSHMS përsërit thirrjen për qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127, ku mjekët tanë do t’i përgjigjen çdo rasti.

MSHMS u bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të zbatojnë rigorozisht rregullat e higjenës, sipas njoftimeve që kemi bërë gjatë gjithë kësaj kohe.

Gjithashtu u bëjmë thirrje qytetarëve që t’u referohen vetëm burimeve zyrtare për marrjen e informacionit. MSHMS do të vazhdojë të ofrojë informacione të përditshme mbi situatën dhe masat e marra”, njofton ministria e Shëndetësisë./CNA.AL





Lajmet e fundit nga