web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish deputeti ngre alarmin/ Shqipëria duhet të shpallë sot gjendjen e emergjencës për koronavirusin

8 Mars 2020, 09:14, Sociale CNA

Ish deputeti i PD, Tritan Shehu thotë se Shqipëria duhet të shpallë sot gjendjen e emergjencës për koronavirusin.

Shehu shprehet se kjo është e domosdoshme duke u bazuar se pari ?në gjendjen epidemiologjike rajonale, si dhe në ecurinë e kësaj epidemie në Itali, ku tashme ka dale nga ?Zona e kuqe? duke marre dimensione të mëdha në të gjithë territorin, me nje mortalitet të lartë rreth 4,4%, vend me të cilin neve kemi shkëmbime të gjera dhe që ka implementuar masa energjike.
2- Duke u bazuar në rritjen shumë të shpejte të rasteve të infektuara në Greqi, masave të emergjencës që sot pritet të shpallë dhe ai vend, me të cilin ne gjithashtu kemi shkëmbime të mëdha.
3- Në rastet e diagnostikuara së fundmi dhe në vendet e tjera të Rajonit.
4-Në të dhënat e përgjithshme për karakteristikat e këtij virusi e rreziqet që paraqet ai.
5- Në dobësitë e mëdha të sistemit tonë shëndetësor, gjë që manifestohet si në nivel diagnostikimi, parandalimi, ashtu e mjekues?.

Sipas Shehut, pavarësisht se zyrtarishit ne ?nuk kemi? akoma asnjë rast të deklaruar, në këto kushte duhet shpallur gjendja e emergjencës së pari për periudhën prej sot deri me 16 mars, praktikë kjo e aplikuar edhe nga shtete të tjera të zhvilluara.

?Ne tërësi masat duhet të jenë të nivelit të atyre të aplikuara në Itali si shtet për jashtë ?Zonës së saj të Kuqe?, për të cilën sot hyri në fuqi një regjim tjetër shume më i fortë.
Është e domosdoshme që dhe Presidenti i Republikës të mbledheë Këshillin e Sigurisë Kombëtare me drejtim shendetesor?, shkruan Shehu.
Më tej ai thekson se në këto situata duhet vepruar sa më shpejt, ?sepse të vazhdosh të luash rolin e ?trimit? të pa përgjegjshëm, mund të rrezikosh rëndë qytetaret?./CNA.al





Lajmet e fundit nga