web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rëndohet bilanci nga koronavirusi në Itali/ 197 viktima, rreth 4000 të infektuar

6 Mars 2020, 17:40, Sociale CNA

Është rënduar bilanci sipasojë e epidemisë së koronavirusit në Itali.

Sipas mediave vendase numri i viktimave ka shkuar në 197, ndërsa deri më sot janë regjistruar 3916 raste personash të infektuar.

Vetëm në Lombardi janë 2 mijë e 612 të prekur teksa dy rajonet e tjera problematike mbete Emilia- Romagna si dhe Veneto.

Italia është vendi me më shumë të prekur dhe me më shumë viktima në Europë nga koronavirusi teksa në gjithë botën mban vendin e katërt pas Kinës, Koresë së Jugut dhe Irait.

Masa drastike janë marrë nga autoritetet italiane teksa në rajonet më të prekura nga koronavirusi është shpallur gjendja e emergjencës, shkollat janë mbyllur si dhe ndeshjet e futbollit luhen pa tifozë./CNA.al





Lajmet e fundit nga