web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përhapja e koronavirusit/ Ish ministri i Shëndetësisë bën apelin e fortë

5 Mars 2020, 16:46, Sociale CNA

Ish ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka reaguar edhe një herë lidhur me situatën nga koronavirusi në vendin tonë.

Teksa ka bërë publike dhe shifrat e të prekurve në botë dhe rajon, Vasili bën apel për vigjilencë sanitare dhe marrjen e masave pa asnjë tolerim.

?Situata lidhur me coronavirusin vazhdon te tregoje nje prevalence shume te ulet ne Ballkan.

Shqiperia, BosnjeHercegovina, Mali i Zi, Bullgaria, Turqia dhe Serbia nuk kane asnje rast me coronavirus.

I gjithe Ballkani ka deri me tani nje numer shume te ulet dhe vetem 24 raste.

Vigjilenca sanitare dhe masat maksimale parandaluese duhet te vazhdojne pa asnje tolerim.

Arsye per panik dhe konfuzion nuk ka?, ka shkruar Vasili në një postim në rrjetet sociale./CNA.al





Lajmet e fundit nga