web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekskluzive/ Dosja e Ben Blushit përfundon në SPAK

6 Mars 2020, 18:33, Denoncim CNA

Prej më shumë se dy javësh, CNA.al ka publikuar një sërë materialesh ekskluzive dhe dokumente zyrtare, të cilat tregojnë pasurinë e çmendur të ish politikanit dhe gazetarit, tashmë drejtor i një televizioni kombëtar, Ben Blushi.

Në datën 12 shkurt 2020, CNA.al zbuloi me dokumente zyrtare ortakërinë e Ben Blushit me Klodian Zoton, pronarin e kompanisë së inceneratorëve dhe ku marrëdhënien tregtare e ka bashkëshortja e tij Eva Blushi.

CNA.al zbuloi se Klodian Zoto, Eva Blushi dhe Mirel Mërtiri kanë në pronësi një kompani ngritur në Sofie të Bullgarisë, e cila quhet “EM CAPITAL GROUP AD”. (Lexo këtu)

Më tej, ne vijuam investigimin tonë, ku zbuluam një tjetër detaj. Nëpërmjet dokumenteve zyrtare CNA.al, tregoi sesi kompania “EM CAPITAL GROUP AD”, e themeluar në Bullgari dhe në të cilën Eva Blushi gëzon 30% të aksioneve, vjen në Shqipëri dhe ble 51% të aksioneve të Valtelina shpk, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe, dhe që ?rastësisht? ka të njëjtët aksionerë me “Top Channel”.

Pra, nëpërmjet bashkëshortes së tij, Ben Blushi bëhet ortak me Vjollca Hoxhën. (Lexo këtu).

Po ashtu, CNA.al zbuloi se bashkëshortja e Ben Blushit, Eva Blushi rezulton aksionere në të paktën katër biznese, në ?EM CAPITAL GROUP AD?, Lori Kafe, Publialb si dhe në një subjekt me një aksioner italian, me emër subjekti ?Luxury Comunicazione e Publicitta?. (Lexo këtu).

Nga ana tjetër, vetë Ben Blushi rezulton të jetë një oligark i medias shqiptare.

CNA.al ka zbardhur pasurinë e deklaruar të Ben Blushit, gjatë kohës që ky i fundit është paguar nga taksat e shqiptarëve, pra nga vitit 2003 deri në vitin 2017, ky rezulton se pasuria e tij është shtuar në mënyrë të çmendur. (Lexo këtu)

Po ashtu, CNA.al ka sjellë edhe të tjera detaje, në lidhje me apartamente, ndërtime në Tiranë, nga prona të familjarëve të tij. Provat e nxjerra çdo ditë tregojnë se është e pamundur që një njeri i paguar me rrogë shteti 20 vite, me të ardhura zyrtare të gëzojë një pasuri të çmendur, e cila vlen miliona dollarë.

Gjithashtu, ne kemi raportuar edhe për një pronë në Korçë, vlera e të cilës është të paktën 500 milion, por që Ben Blushi e ka deklaruar për vetëm 30 mijë euro, ndërkohë që ambienti më pas është dhënë me qera, për 2 mijë euro në muaj. (Lexo këtu)

Nga ana tjetër, CNA.al ka publikuar të tjera detaje, në lidhje me një pallat të ndërtuar në Tiranë në vitin 2013, pranë ish Stadiumit ?Dinamo?, i cili i përket në pronësi një ndërtuesi dhe një tjetër personazhi. Bëhet fjalë për vjehrrin e Ben Blushit, të ndjerin A. Brati.

Ndërkohë, në lidhje me dosjen në fjalë, CNA.al ka kontaktuar në të paktën dy raste me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Burime zyrtare pranë këtij institucioni, kanë bërë të ditur për CNA.al, se dosja ?Blushi? ka përfunduar në SPAK.

Një anëtar i stafit është marrë ekskluzivisht me këtë dosje dhe institucionit të SPAK i janë vënë në dispozicion nga ana jonë edhe të gjitha materialet e publikuara.

Vetë kreu i SPAK, Arben Kraja, në një komunikim më CNA.al ka konfirmuar se dosja është marrë dhe do të marrë zgjidhje ligjore.

Tashmë do të jetë SPAK, i cili pritet të nisë hetimet dhe do të hedhë dritë për pasurinë e Ben Blushit dhe të familjarëve të tij./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga