web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Altin Goxhaj/ Rënia e Lylit dhe ngritja e Metës si kryetar opozite në sytë e militantëve të PD!

2 Mars 2020, 22:06, Opinione CNA

Lyli sot ishte në siklet të paparë!
Deri dje s’ka pas kush ta konkurojë dhe tallte trapin me protestat dhe protestuesit e vet!
Sot Meta ja joshi militantët Lylit të cilët filluan të shihnin te ai liderin e munguar dhe të shpresonin se ai mund t’i bënte ndonjë protestë të hajrit me rezultate shpresëdhënëse për të mundur Rilindjen për herë të parë në 7 vjet!

Në momentin kur Meta tha që do shpërndaj Parlamentin ns PS nuk respekton Dekretin e Metës për Gjykatën Kushtetuese, të gjithë militantët në krah të Lylit e harruan Kryetarin 7 vjecar të tyre dhe ulërisnin gjithë entuziazëm pro Metës!

Sot mund t’a themi me plot gojën se Lyli ndihet i rrezikuar për herë të parë nga brenda PDsë sps militantët e masakruar nga Rilindja si pasojë e shpërdorimit të qëllimtë që i ka bërë Lyli i Soros & Ramës, ata sot gjatë natës po mendojnë dhe fantazojnë të shohin Metën si lider që do mundi Ramën dhe jo Lylin!

Mos u habisni që nëse Meta shkon drejt aksionit të aktit të shpërndarjes së Parlamentit (destabilitet total) militantët dhe lidershipi të braktisin Lylin dhe t’i bashkohen Metës!

Pastaj do dëgjjojmë MBRETI VDIQ, RROFTË MBRETI ?

Në fakt sot Meta me një gurë goditi si Ramën dhe Lylin, sepse cdo gure qe godet njërin automatikisht godet dhe tjetrin sepse ata janë gjthm bashkë! Ndaj si Lyli dhe Rama duhet të luten që e gjitha kjo të jetë thjesht shantazh i Metës se po e pati seriozisht ata te 2 rrezikojnë të marrin njëri tjetrin me vete ?

Kjo turmë e dëshpëruar militantësh e tradhëtuar dhe e shtrënguar të braktisë Shqipërinë për të shpëtuar nga ferri i Rilindjes, nëse do drejtohej për herë të parë për përballje të vërtetë (dhe jo ortek të kontrolluar siç ka bërë Lyli në 7 vjet) mund t’ja dhjesin fare tepsinë e pushtetit Edit përfshirë edhe pjesën që i takon Lylit!

 





Lajmet e fundit nga