web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kronika e një mitingu që u njoftua për në 5 dhe filloi në 6

2 Mars 2020, 20:01, Opinione CNA

Mitingun e hapi baxhanaku i Genc Pollos, një ish gjyqtar i Gjykatës së Strasburgut, i cili pas ftesës që paskesh marrë nga Presidenti, kish pyetur veten pse po shkoj! Pasi shpjegoi përgjigjen që i kish dhënë vetja, vijoi me gjithë pyetjet e tjera që i kish drejtuar himself-it dhe më pas me leximin e një përmbledhje leksionesh dhe liste juristësh nga e gjithë bota. Pa dyshim të gjithë patën rastin të shijonin sesi ai çdo emër e lexoi me theksin përkatës në vartësi të gjuhës së kombit të cilit i përkisnin personat e përmendur e që sigurisht ja ngritën peshë zemrën Fatmir Mediut.

Pas tij, foli një ish ambasador që mosha e ka bërë që gjithë Shqipëria ti duket më e plakur.

I treti foli Bujar Kapexhiu. Prania e këtij mund të justifikonte kolonën zanore të mitingut, me këngë nga festivalet në radiotelevizion. Bujari foli dhe besoj të gjithë besuan se i bëri thirrje Metës të japë dorëheqjen kur u bëri thirrje hajdutëve dhe injorantëve të braktisin karriket shtetërore ku ishin ulur.

Populli në shesh dëgjoi Bujar kapexhiun të ishte ishte kundra shpullave, por pas tij në skenë doli Kristjan Demaj, boksier jo i zakonshëm. Dhe Kristjani nga Gjermania u bëri thirrje shqiptarëve që Shqipëria mos shpopullohet!

Më pas në skenë doli Oneida Skënderi, studente juridiku që kish marrë zërin e të gjithëve e megjithatë stonoi. Shpjegoi çdo të thotë të kalosh kufijtë, pasi parafolsi u kish bërë thirrje shqiptarve të rrinin në Shqipëri e të mos i kalonin kufijtë!

I parafundit foli Edmond Budina. I kthyer në Shqipëri pas 30 vjetesh, i ikur na shpjegoi sesi këto 30 vjet paskesh patur një ëndërr ndaj besojmë se nuk ka parë dot që Ilir Meta në këto 30 vjet ka qenë gjithmonë në pushtet. Shpresojmë që Budina i madh nuk është zgjuar nga gjumi nga puthja e Metës në Kushtetutë.

Kur të gjithë po prisnin të dilte Ija e Bes Kallakut, doli vetë Ilir Meta por me flamurin amerikan në dorë.

Presidenti foli! Foli për drejtësi me regji dhe duhet thënë që nuk foli keq. Foli si lideri që i duhet opozitës i futur gabimisht në lëkurën e gabuar.

Ija e Besit nuk u pa në protestë! Ndaj besojmë se nuk mori dot kopje nga kushtetuta e Presidentit e printuar format menu restoranti./CNA.al





Lajmet e fundit nga