Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Ilir Mborja
Fort i nderuar Z. President Ilir Meta! Më falni për shqetësimin që po Ju adresoj, por, siç do ta mësoni po të keni durimin ta lexoni deri në fund letrën time, jam besimplotë se do të më mirëkuptoni dhe do të më ndihmoni.
Shqetësimi im është ky: Para disa ditësh një zonjë, apo zonjushë (K. Miraku) që unë e njoh si lidere lokale të një partie me iniciale me tre gërma, m?u drejtua si e dërguara e Kryetares së Shoqatës së Mbrojtjes të të Drejtave të Maceve në Shqipëri. Emrin e saj (d.m.th. të kryetares) nuk po e përmend, pasi kjo do të dëmtonte etikisht tërthorazi edhe emrin Tuaj të nderuar dhe të një partie (të asaj me iniciale me tre gërma) që sot ajo drejton?
Meqenëse zonja, apo zonjusha, lidere lokale e asaj partisë me iniciale me tre gërma më njihte dhe e dinte që dikur kam kryer një shkollë për arte figurative e më vjen n?doresh të dizenjoj, më besoi e më ofroi punë për shkrimin e disa parrullave në pankartat që do të përdoreshin sipas saj nga anëtarët e Shoqatës së Mbrojtjes të të Drejtave të Maceve në Shqipëri në tubimin që keni thirrur Shkëlqesia Juaj në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë, ditën e hënë më 2 mars në ora 17.00.
Në fletën që më la në dorë zonja, apo zonjusha, lidere lokale e asaj partisë me iniciale me tre gërma, ishin shkruar disa parrulla me përmbajtje për të cilat me thënë të vërtetën isha e mbetem krejt indiferent. Për të llogaritur sasinë e bojës dhe të bezeve që do të më duheshin për të kryer atë punë, mua më interesoi vetëm numri dhe madhësia e gërmave. Duke llogaritur ato, pra: sasinë dhe markën cilësore të bojës (nga ajo që shiu që do të bjerë të hënën mbasdite i merr të keqen) dhe të bezes e ristelave mbajtëse, u morëm vesh dhe zonja, apo zonjusha në fjalë, u pajtua me preventivin i cili përfundimisht kushtoi 306 000 lekë të vjetra. Pa llogaritur hakun tim të punës dhe gërmat e parrullës për koronaviruesin që shitësi kinez i bojës kineze që përzgjodhëm premtoi se e sponsorizonte nga ana e tij? Pra, u llogaritën para për bojë për plot 306 gërma dhe shenja pikësimi.
Për transparencë të numrit të tyre (gërmat janë me gjatësi 1 metër secila) po Ju njoh me parrullat:
Mjau! deputetë shpërndahuni! çët, çët, çët!
Mjau, mjau! duam referendum!
Mjau, mjau! duam kushtetutë të re!
Të gjitha macet e shqipërisë ? tualete më vete! mjau, mjau!..
Të sansionohet në kushtetutë mëvetësia e tualeteve tona! mjauuu!..
Mjau! të gjtha macet e shqipërisë me wc si mace sasha e lalëzit!
Duam kushte dhe privatësi për të bërë kakën! mjau, mjau, mjau!..
I nderuar Shkëlqesi!
Zonja, apo zonjusha, që bëmë kontratën në emër të Kryetares së Shoqatës së Mbrojtjes të të Drejtave të Maceve në Shqipëri u bë pishman dhe sot nuk erdhi t?i marrë në dorëzim parrullat e përfunduara nga ana ime. Më çoi haber se nuk do të vijë kurrë t?i marrë(!!!)? Me pak fjalë: Gjithë puna dhe mundi im shkoi dëm? Por kjo nuk më shqetëson aq shumë. S?di ku të futem nga pronari kinez të cilit i detyrohem për koston e bojës. Ai pret paratë dhe tani, meqë puna vajti kështu, më kërkon edhe ato që na kish falur për parrullën me përmbajtje: ?JO KUSHTETUTËS! JO KORONAVIRUS! JO KAKA E MACEVE RRUGËVE!?. Pra shtoi edhe 49 000 lekë të tjera për 49 shkronjat? Pra, duke i shtuar 306 000 lekëve të para edhe 49 000 lekët për parrullën e koronaviruesit, unë tashmë i jam debitor shitësit kinez me plot 355 000 lekë të vjetra?
Vendosa t?Ju drejtohem Juve jo vetëm se zonja apo zonjusha që m?u paraqit e foli në emër të Kryetares së Shoqatës së Mbrojtjes të të Drejtave të Maceve në Shqipëri përmendi familjarë (midis tjerash edhe emrin e maces Suaj ?Sasha? dhe tualetin personal të Saj në banesën Tuaj me 11 të tilla në Gjirin e Lalzit), por se Ju jeni dhe mbeteni për mua i vetmi institucion legal e i besueshëm që mendoni vërtetë për hallet tona, mu ashtu, si për macen Tuaj, fisniken Sasha.
Gjithashtu, Ju drejtohem Juve se zonja, apo zonjusha, lidere lokale e partisë me siglën me tre iniciale e (që dikur ishte jo fort e parëndësishme) e cila më kontraktoi në emër të Kryetares së Shoqatës së Mbrojtjes të të Drejtave të Maceve në Shqipëri, gjithë këtë prerje në besë, e lidh (jam krejt i sigurtë abuzivisht) me Shkëlqesinë Tuaj?
Ajo më shpjegon se gjithçka ndryshoi për arsye se Ju keni ndryshuar mendim për përmbajtjen e tubimit të së hënës më 2 mars. Gjithnjë sipas saj, Ju, për arsye që mua personalisht s?më interesojnë, nuk do të merrni nismën për të shpërndarë parlamentin, por do të inicioni vetëm mbledhjen e 50 000 firmave për një referendum për ndryshimin e Kushtetutës? Për këtë, sipas saj, por edhe sipas zëdhënësit Tuaj z. Tedi Blushi, parrullat e shkruara me bojën cilësore kineze dhe me mundin e me djersën e një shqiptari të varfër siç jam unë, do të shmangen për t?u zëvendësuar me ca buqeta me lule mimoze(!!!)?
I nderuar Shkëlqesi!
Më falni, por mendoj se ky arsyetim është dashakeq për Ju dhe cënon abuzivisht nivelin e lartë të ndershmërisë Tuaj.
Ju lutem, ndërhyni pranë Kryetares së Shoqatës së Mbrojtjes të të Drejtave të Maceve në Shqipëri e më ndihmoni të më japin të paktën paratë që i detyrohem pronarit kinez të dyqanit të bojrave kineze. Është kohë koronaviruesi dhe ai më ka lënë të kuptohet se mund të hakmerret ndaj meje duke më infektuar. Teshtiu dy herë përpara meje dje kur më trokiti në derë pa maskë? Prandaj Ju lutem: Vëreni dorën në zemër për mua! Ju vë sinqerisht në dijeni se vuaj nga sëmundje shumë e rëndë kardiovaskulare? Pra, hyj tek njerëzit me risk të lartë e, nëse prekem nga koronaviruesi kinez, mortja mbaron punë shpejt me mua dhe pastaj nuk do të kem rast të votoj ashtu siç do ta kërkoni Ju të hënën më 2 mars me inicimin e referendumit për Kushtetutën e re?
Me konsideratë sipërore, Ilir Mborja.
Nga Bashkim KoplikuBëhet fjalë presidentin tonë, Ilirin, atë...
Nga Agron TufaOrganet e Reja te Drejtësisë së Reformuar Enve...
Henri Çili është thirrur të enjten në orën 22 të mbrëmjes në...
Nga Ramiz Lushaj –“Balzaku shqiptar”, shkrimtar i shquar nga...
Lajmin mbi arrestimin e Henrit e mora vesh të premten, një d...
Kishte kërcënuar dhe rrezikonte në mënyrë kriminale, të fshe...
Shqipërinë e kryqëzuat dhe e gozhduat si Krishtin e gjorë. P...
Ka një fërkim duarsh dhe urrejtje frontale, sidomos nga ata ...
Henri Çili është viktima perfekte. Djali që erdhi nga perife...
Pardje djali u zgjua me temperaturë dhe i djersitur. Kollite...
Nga Mitro Çela * GAY(?!)Në orën 20:00 nisa krosin. Në Parkun...
Të tretët pritet të shfaqen në 2 mars në bulevardin e Tiranë...
Nga Kastriot Frashëri– Për Henri Çilin, nuk kam patur asnjëh...
Arrestimi i Henri Çilit, pronarit të UET, në orët e para të ...
Ka marë një kthesë pothuaj të papritur dosja e Teatrit Kombë...
Nga Bislim AhmetajKam një arësye të vetme që të marrë pjesë ...
Nga Rigels SelimanTeksa gjithë bota është zhytur në ankth e ...
Nga Klodian Tomorri– Në cështjet e shëndetit publik, ndershm...
Kryeministri i jashtëm i Shqipërisë më në fund takoi ministr...
Nga Erjon Braçe-Po po, Fatos Lubonja eshte ne foto, “armiku”...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...