Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Ka marë një kthesë pothuaj të papritur dosja e Teatrit Kombëtar. E hapur minimalisht që mbi dy dekada më parë si një kërkesë për ndryshim, ajo ishte shndërruar në një dramë që i kishte brenda të gjithë elementët për t?u vënë në skenën kaotike të Tiranës si një dramë absurde.
Pak Rozafë në plane dhe pak hile në ndërtim, kjo dosje është e helmuar me dyshime, shumë prej të cilave tërësisht reale, e spërkatur me nostalgji, shumë nga të cilat totalisht imagjinare.
Tek ajo gjenden të mbivendosura edhe hipokrizia e zakonshme, edhe dashuria e sinqertë e naivëve. Nuk do shumë mund të dallohet egoizmi i skajshëm dhe vaniteti ekstrem, gishtat që lageshin me pështymë për të numëruar paratë dhe paratë që premtonin ta bënin mal grataçielash fushën më të lakmuar të ndërtimit në kryeqytet. Dosja ka njohur në vite skena që ndryshoheshin dhe aktorë që ndryshonin rolet, duke u shndërruar në një pasqyrë e frikshme të humorit të zi dhe temperaturës së humorit politik në Tiranë.
Por nga kjo javë, pikërisht ajo që trazonte të gjithë shpirtërat pro e kundër teatrit ? ngritja e kullave në një marëdhënie kontraverse me një kompani private ? u rrëzua si mundësi. Dhe shteti shqiptar vendosi të ndërtojë vetë shtëpinë e re të artistëve të skenës. Një lëvizje e papritur, por që duhet mirëpritur dhe që i shpall të gjithë fitues.
Triumfi i parë është i artistëve pa dallim. Nëse nuk do të kishte diferencë mes projektit në letër dhe shndërrimit të tij në godinë, ata nuk do të ishin më xhelozë si deri më tani, të paktën për sallën e teatrit të Shkupit. Tirana e kontrasteve, e qerpiçit fqinjë me ndëtimet e xhamta, do të ketë nesër një godinë evropiane me të njëjtin kontrast që afron nga e shkuara me qerpiç.
Debati për vlerën historike e shpirtërore të ndërtesës së vjetër ka kuptim deri në momentin që hiperbola dhe ekzagjerimi nuk i marin mendjen debatit dhe nuk denatyrojnë debatin. As Perëndia nuk qëndron në muret e kishës dhe as të mëdhenjtë e së shkuarës së teatrit shqiptar, nuk qëndrojnë në hollin e teatrit të vjetër. Të cilin, edhe vetë dashnorët më të zjarrtë të nostalgjisë, thellë-thellë e konsiderojnë të papërshtatshëm për kohën e sotme. Të fituar janë artistët protestues, të cilët mundën të shpikin një kauzë qytetare. Pavarësisht shumë keqkuptimeve, mërive, pritshmërive dhe interesave ndryshme, përkundër edhe sinqeritetit të disave, ata ja dolën të jenë shkaku themelor i tërheqjes së qeverisë.
Në një kohë ku të gjithë bëjnë hesape, ja vlen të thuhet se çdo stinë që kalon, e bën shumë herë më të shtrenjtë tokën mbas teatrit, që në një moment të dytë, me fatin e madh që është ende pronë publike, mund të shumfishohet si vlerë dhe përfitim publik.
Përtej debatit politik e artistik, historik e urbanistik, dosja e re e Teatrit Kombëtar është në thelb një pasqyrë dranatike për të parë në sy çfarë nuk funksionon seriozisht në mënyrën sesi vepron shoqëria shqiptare. Në Tiranë e kudo tjetër gjetkë ndërtimet ende funksionale me mbi një shekull jetë janë shumë të rralla.
Me një moshë më të madhe janë edhe më të rralla natyrisht. Shpjegimi nuk vjen vetëm nga varfëria e gjyshërve, as nga distance me Evropën dhe as nga nata osmane, siç shpjegon sipërfaqësisht shumëkush. Kush kujton, fjala vjen kështjellat si shembull, ja vlen të kujtojë se më shumë sesa nga pushtuesit, rrënimin e tyre e kanë sjellë vetë shqiptarët që i përdornin ato si lëndë të parë, u mernin gurët për të ndërtuar muret e shtëpive të tyre dhe ju përdornin gurët për të ngritur më lart muret me fqinjin. Dhe nëse krahasimi me to duket i largët, pamja që denoncon ish-godina më luksoze e ndërtuar nga komunizmi në Shqipëri, Piramida në bulevard, është e frikshme.
Në vetëm tre dekada, ajo ka ndryshuar shumë herë destinacionin. U projektua si mauzole për diktatorin, u kthye në qendër për rininë, ju dorëzua modës së kafeneve, u bë shtëpi televizive, u premtua si teatër, si parlament, u diskutua sesi të shembet për të krijuar shesh ndërtimi ku të marrët e politikës kishin llogaritur përsheshin e përfitimit dhe në finale, ajo ka mbetur një gërmadhë e frikshme. Një akuzë për një shoqëri që nën diktaturë i kishin imponuar kazmën si simbol dhe që dashuron tritolin si ndëshkim në pothuajdemokracinë e sotme.
Vendimarja e re fashiti një luftë me më shumë interesa të fshehura skutash, me hesape politike e financiare skuthash sesa beteja të hapura publike. Politika normale duhet të dijë të ketë kurajo e besim edhe për të kthyer mbrapsht, çfarë nuk ja vlen ta shtyjë me forcë përpara.
Qoftë Edi Rama që është njeriu i parë që hapi dosjen e Teatrit në vitin e largët 1999 dhe natyrisht vendimmarësi kryesor në këtë histori, qoftë Erion Veliaj, njeriu që u ndodh në kohën e duhur në vendin e duhur, do të shënojnë nesër, bashkë me listën e pafundme të gjërave që padyshim duhet t?i kishin bërë shumë ndryshe në Tiranë, edhe Teatrin e ri Kombëtar.
Në themelet e të cilit, nga kjo javë, do të ketë më pak vend për kurbanin e zakonshëm shqiptar të dyshimit. Kryesisht si një meritë e kritikëve të dyshes socialiste. Si një provë e rradhës për të kuptuar se në Shqipëri vazhdojnë të jenë më të dobishëm cinikët që dyshojnë se budallenjtë e padobishëm që duartrokasin.
Nga Bislim AhmetajKam një arësye të vetme që të marrë pjesë ...
Nga Rigels SelimanTeksa gjithë bota është zhytur në ankth e ...
Nga Klodian Tomorri– Në cështjet e shëndetit publik, ndershm...
Kryeministri i jashtëm i Shqipërisë më në fund takoi ministr...
Nga Erjon Braçe-Po po, Fatos Lubonja eshte ne foto, “armiku”...
Një nga lajmet e diskursit publik të këtyre ditëve ishte edh...
Nga Ilir Levonja* Gjatë dyzet e pesë viteve të sundimit të E...
Erion Veliaj ka një devizë: sa më i trashë e banal të jetë m...
Nga Jeta Dedja– Vrasjet e grave mund të parandaloheshin nëse...
Të gjithë politikanët që do të duan të drejtojnë Shqipërinë,...
Ndërkohë që virusi i “Koronavirusit”, pasi kafshoi Kinën ka ...
Edhe mënyra se si sillen ndaj të papriturave të natyrës i ve...
Nga mesi i nëntorit të vitit që shkoi, presidenti i Republik...
Duke kujtuar historinë e Kalasë se Rozafës, ndërto ditën dhe...
Nga Rigels SelimanKjo e hënë që lamë pas e gjeti kryedemokra...
Ka disa ditë që më ka përfunduar kontrata me anë të një kart...
Një projektvendim i beftë i qeverisë i hap rrugën rikthimit ...
Shqipërisë i leverdis më shumë që ta çojnë deri në fund sher...
Befas na doli “Grusht Shteti”. Majtas – djathtas, përtej të ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...