Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Nga Ilir Levonja
* Gjatë dyzet e pesë viteve të sundimit të Enver e Nexhmije Hoxhës në Shqipëri (1945-1990) u burgosën dhe u dënuan me punë të detyruar rreth tridhjetë e pesëmijë njerëz. I bie plot një qytet, një nga ato si Rrogozhina, Tepelena a Përmeti. Shumë prej këtyre u rrahën deri sa i vdiqën, shumë u pushkatuan dhe u groposën sikur të ishin viktima të epidemisë, jashtë çdo norme a morali të shqiptarit karshi shqiptarit. Shumë prej tyre dolën të gjymtuar dhe nuk rimorën më asgjë madje ne bënim sehir kur ata iknin, shumë të transformuar aq sa nuk e njihte më soji sojin. Shumë pa familje sa nuk dinin ku të shkonin dhe ashtu shpresë humbur u vendosën në ca depo karabina të braktisura si mbetje nga dështimi i ekonomisë së centralizuar. Shumë syresh mbetën sërish fushave në kampe pasi kishin humbur gjithkënd dhe gjithçka dhe normale nuk i hynin në punë tabelat në anë të rrugëve, nuk kishin se ku të shkonin. E shkuara qe tashmë e gjallë vetëm në memorien e tyre, ajo gjallonte ditë e natë, gjallonte me tundim dhe në vend t’i jepte ajër ua bënte jetën më të vështirë sa në 24 orë atyre u dukej sikur vuajtjet nuk kishin për të mbaruar kurrë.
Kur kam folur një herë me një fillikat njeri në tokat e vdekura të Bedatit, midis të tjerave burri m’u ankua se nuk bënte asgjë tjetër veçse shikonte ëndrra dhe nuk e besonte se në vendin tonë kishte ardhur demokracia. Rrinte ulur më gjunjë, mbështetur pas gardhit prej llamarinash gati një dorë njeriu. Në kokë mbante një kapele me strehë, ngjyrë të zezë dhe krejt të yndyrosur për shkak të djersës dhe kohës. I kishin mbytur kushëririn, nuk dinte ku i kishte familjarët, nuk u martua kurrë. Më tha, -Po më hanë kokën përnatë me të vdekur e të pavdekur, kushurinjë e kushurira, rini gjimnazi e dashuri të papërfundura. Shokë, miq, të njohur e të panjohur. E kisha jetën plot zhurmë shokësh e shoqesh. Plot hare kushurinjsh e kushurirash, plot e kisha. Kurse tani, tani më mbyti vetmia dhe mjerimi, dy fjalë nuk kam me kë t’i këmbej.
Megjithatë edhe sot e kësaj dite në vendin tim, në vendin tonë, nuk ka një ndjesë publike nga askush. Disa flasin në emër të kohës. Një historian i regjimit tha gjykojeni gjërat me kohën se revolucioni i tillë është. Ju sot thoni se vdiq Nexhmija. E si? Në vendin tonë komunizmi dhe diktatura e proletariatit kanë parti politike. Kanë shtypin e lirë, bëjnë propogandë. Akoma të pa penduar, akoma pa një ndjesë por të bindur se çfarë vranë dhe internuan ishin vërtetë armiq të popullit. Janë të zellshëm në studiot televizive. Kanë poste të larta drejtuese dhe të bëjnë karshillëk me lirinë dhe të drejtën e fjalës. Sot vendi im beson se duke i hedhur një dorë dhe’ Nexhmijes u nda nga e kaluara. Asesi që jo. Gënjeni veten se komunizmi vazhdon t’ju mundi, për më tepër qe ai qytet viktimash nuk është më asgjëkundi./ CNA.al
Erion Veliaj ka një devizë: sa më i trashë e banal të jetë m...
Nga Jeta Dedja– Vrasjet e grave mund të parandaloheshin nëse...
Të gjithë politikanët që do të duan të drejtojnë Shqipërinë,...
Ndërkohë që virusi i “Koronavirusit”, pasi kafshoi Kinën ka ...
Edhe mënyra se si sillen ndaj të papriturave të natyrës i ve...
Nga mesi i nëntorit të vitit që shkoi, presidenti i Republik...
Duke kujtuar historinë e Kalasë se Rozafës, ndërto ditën dhe...
Nga Rigels SelimanKjo e hënë që lamë pas e gjeti kryedemokra...
Ka disa ditë që më ka përfunduar kontrata me anë të një kart...
Një projektvendim i beftë i qeverisë i hap rrugën rikthimit ...
Shqipërisë i leverdis më shumë që ta çojnë deri në fund sher...
Befas na doli “Grusht Shteti”. Majtas – djathtas, përtej të ...
Nga Ylli Pata –Pas shpalljes së revoltës së 2 marsit, kur Il...
Që kur ka përfunduar Konferenca e Donatorëve në Bruksel, që ...
Nga Nora Malaj* Sot është dita që të reagojme të gjithë , pa...
Shihni se në çfarë mediokriteti patologjik është politika sh...
Ka një shifër marramendëse të dalë nga Konferenca e djeshme ...
Respekte Edi Ramës! E akuzuan se blen votat me paret e veta?...
Shuma prej 1.1 miliardë euro e deklaruar nga Konferenca e Do...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...