web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Në dy muaj janë vrarë shtatë gra”/ Rudina Hajdari “shkund” parlamentin: Kjo është emergjencë kombëtare

2 Mars 2020, 09:36, Politikë CNA

Deputetja demokrate Rudina Hajdari ka ngritur tonet sot gjatë fjalës së saj në parlament, ndërsa theksoi se nuk është bërë asgjë kundër fenomenit të dhunës ndaj grave.

Deputetja Hajdari tha se kjo është një emergjencë kombëtare, ndërsa theksoi se vetëm në dy muaj janë vrarë shtatë gra.

?Në dy muaj janë vrarë shtatë gra, kjo është emergjencë kombëtarë. Janë gra dhe vajza që punojnë me djersën e tyre e pastaj shkojnë në shtëpi dhe dhunohen nga burrat e tyre. Ju çfarë po bëni sot? Ju thoni roli i grave po rritet, por ato vriten.

A e kuptoni që çdo grua që keni në krah, është dhunuar një ditë, sepse ju nuk po bëni asgjë kundër këtij fenomeni. Zonja ministre duhet të kishit bërë një hap konkret kundër këtij fenomeni?-tha ndër të tjera Rudina Hajdari./ CNA.al





Lajmet e fundit nga