Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Tre vite më parë, në 13 Janar, 2017, CNA.al pas një investigimi publikoi pasurinë e plotë të ish-deputetit socialist, gazetarit, aktualisht sekretar në PS, Alfred Peza.
Peza ishte një nga njerëzit e mediat, që iu bashkua Rilindjes në vitin 2013, duke marrë edhe një post të rëndësishëm, duke qënë në një zonë thuajse të fituar nga e majta dhe më pas sekretar në Partinë Socialiste.
Peza do të mbahet mend për dy gjëra. Së pari, për premtimet e tij në Peqin, ku thoshte se do ta lidhte ekipin e Peqinit me Lacion, ku do të ndërtonte një stadium si në Romë, e të tjera pallavra si këto.
Dhe e dyta, pasuria e tij prej 1 milion dollarësh, blerë aksione në një bankë private.
Pas një investigimi disa mujor të CNA.al, të dhënave zyrtare nga QKB, deklarimeve të tij të pasurisë e të gjithë të tjerave, është zbuluar se Peza kishte një shumë marramendëse parash, në një bankë të nivelit të dytë. (Lexo këtu)
Më pas lajmi i publikuar në CNA.al bëri bujë. Të gjitha mediat e raportuan, pa asnjë përjashtim. Dikush që tentoi ta mbronte ishte e pavlerë. SPAK i sotëm, atëherë quhej Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ky institucion, ende i pareformuar menjëherë hapi hetimet, dhe çështja shkoi në gjykatë. Me justifikime, me dokumente, Peza tha se paratë e tij nuk ishin të fshehura, ishin të fituara nga rrogat, proçeduralisht paratë i shpëtoi duke i justifikuar ato me punën e bërë, por megjithëse ne kemi pretenduar se aty minimalisht kishte një evazion të pastër fiskal, Alfred Peza, duke shfrytëzuar pushtetin e Rilindjes doli i pafajshëm. Çështja u mbyll dhe ai ka një vendim gjykate në dorë që tani mund ta shkundë kudo ekraneve, por ashtu njësoj nuk mund të shkundë edhe vërtetimin e pagës së tij prej 80 mijë lekësh të reja, të cilën e çonte në gjykatë, për djalin e tij.
Përtej Pezës qëndron Ben Blushi. Prej dy javësh CNA.al ka sjellë një investigim disa mujor të filluar në muajin tetor, në lidhje me pasurinë e ish-ministrit, ish-prefekt, ish-deputet, ish-kryetar i partie, Ben Blushi. Ky i fundit në më shumë se 15 vite është paguar nga taksat e shqiptarëve, në të gjitha postet publike që ai ka mbajtur.
Pasi investiguam sërish si rastin e Pezës në QKB, ku bashkëshortja del aksionere në katër biznese, zbuluam se edhe në Bullgari kishte aksione tek një kompani private, ku ishte bashkëortake me biznesmenët të cilët kanë koncesionin e inceneratorëve në Shqipëri, i shumë akuzuar nga opozita dhe opinioni publik, për të cilin është thënë se është aferë mbi 300 milion euro. (Lexo këtu)
Gjithashtu bashkëshortja e tij Eva Blushi, me kompaninë bullgare, ku ishte aksionere me 33% të kuotave, kishte blerë Valtelina shpk, e cila mban emrin tregatr Lori Kafe, që ka të njëjtët aksionerë me Top Channel.(Lexo këtu)
Gjithashtu, CNA.al publikoi, edhe një pronë në Korçë të deklaruar nga Ben Blushi për vetëm 30 mijë euro, e cila në fakt vlen të paktën 500 milion sipas vlerës së tregut, në kohën kur ajo është blerë (Lexo këtu). Dhe i njëjti biznes është dhënë me qera për 2 mijë euro në muaj dhe për gati 18 muaj ka nxjerrë të gjithë lekët e investimit.
Në krah të këtij biznesi qëndron dhe një tjetër objekt. Sërish një ambient tregtar, në emër të ish-vjehrrit të Ben Blushit, i shkëmbyer me një apartament 120 metër katëror në Tiranë, i cili vlente të paktën 250 mijë euro. Por, ky biznes regjistrohet dhe duket se ka vlerë reale, por ajo e Ben Blushit megjithëse më e madhe si sipërfaqe, gati edhe një herë më e madhe regjistrohej me një vlerë qesharake.
Pas kësaj CNA.al ka denoncuar edhe një pallat në Tiranë, ndërtuar nga një jurist A. Brati, i cili nëpërmjet një proçedure e cila duket të jetë qartazi një skemë, përfiton një pjesë trualli me një gjyq, ku pala e paditur nuk ka asnjë pretendim, por thjeshtë dhe vetëm bëhet marrëveshja. Se pse duhet të ketë një gjyq ku pala tjetër e bën marrëveshje, dorëzohet dhe firmos në gjykatë pa asnjë pretendim kjo tregon se gjithçka ka qënë formale dhe një ?dhuratë? i është bërë vjehrrit të Ben Blushit nga ndërtuesi i atij pallati, i cili pretendon se ka qënë Blushi ortaku i vërtetë dhe jo vjehrri i tij. (Lexo këtu)
Pasuria e përfituar nga ai truall dhe leja e ndërtimit e dhënë më pas me një gjyq formal, më pas shkoi të paktën në pesë milion dollarë. Këto janë shkruar dhe publikuar vazhdimisht në CNA.al dhe do të përsëriten. Por, ajo që duhet të ndodhë tani është vendosja përballë SPAK.
SPAK, ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda, tashmë institucion i reformuar, duket të jetë përballë skandalit. E në rastin e Alfred Pezës, atëherë Prokuroria e Krimeve të Rënda reagonte dhe regjistronte procedimin penal, dhe hetonte qoftë edhe formalisht, kishte një gjyq dhe në fund jepej një vendim.
Ndërsa për rastin e Ben Blushit askush nuk lëviz gishtin. Askush nuk cel hetimet. Asnjë vepër penale nuk po regjistrohet. SPAK po hesht.
Ne do të jemi këtu për të mos u ndalur dhe për të detyruar SPAK të flasë. Për t?i detyruar institucionet të reagojnë. Nuk mund të ndodhë më në Shqipëri, zhurmë zhurmë për asgjë. E vërteta duhet një dhe vetëm një.
Ben Blushi duhet të hetohet për pasurinë e tij të fshehur, për deklarime të rreme. Këto janë faktet minimale që ne kemi zbuluar. Mund të ketë edhe shumë të tjera që prokurorët duhet t?i hetojnë dhe t?i zbulojnë.
E në rast se Alfred Peza rrogën si gazetarë e kishte fshehur për të mos paguar taksat, Ben Blushi ka përfituar qindra miliona lekë pasuri në marrëdhënie me biznesmenë të ndryshëm, duke ushtruar influencën e tij si deputet, prefekt apo ministër.
SPAK ndodhet përballë një skandali. Heshtjes dhe mbulimit të çështjes së Ben Blushit. Po duket qartazi se ky institucion, përtej pretendimit publik, është kapur nga mazhoranca e cila merr në mbrojtje shërbëtorët e saj të shpërndarë në media.
SPAK të paktën në kaq kohë duhet të kishte regjistruaar fillimin e hetimit, por nuk ka ndodhur ende asgjë. Faktet dhe argumentat janë publikuar, dosja është e plotë. Por, ajo që u quajt shpresa e shqiptarëve, po hesht. Megjithëse për të do të ishte një fillim i mirë. Tani ndodhemi përballë faktit se ka vetëm heshtje. Asnjë reagim. Një institucion që u pretendua se do të reagonte fort ndaj denoncimeve të korupsionit, por po hesht dhe po bën tani avokatinë e Ben Blushit, jo publikisht, por ligjërisht, duke e shpëtuar atë nga akuzat./ CNA.al
Ben Blushi bën vjehrrin miliarder/ CNA.al zbulon pasurinë 5 milionë dollarë
Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës
Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë ?Lori Kafe?
Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin
Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit
Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit
SPAK do marrë në hetim familjen Blushi?!
“Sheiku” i mediave/ Të gjitha miliardat dhe skandalet e Ben Blushit
Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama i cili në Kongresin...
“Aman boll me koronavirusin”! “Na çmendët”! “Mos me panik”! ...
Kryeministri Edi Rama, me dashje apo pa dashje ka pranuar so...
Kryeministri Edi Rama vijon të sulmojë mediat, por edhe anal...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me thirrjen e...
Përplasja në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kry...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri i k...
Presidenti Ilir Meta ka publikuar në rrjetet sociale, një tj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën polit...
Nga Ylli Dylgjeri“Hapni sytë katër, Zotat…”, (pas videos ne ...
Pedagogia pranë Departamentit të Gazetarisë në Universitetin...
Ish-deputeti socialist Taulant Dedja ka dalë publikisht kund...
I gjithë Pallati i Kongreseve u ngrit në këmbë kur kryeminis...
Presidenti Ilir Meta bën të ditur se Kampioni i boksit Chris...
Presidenti Ilir Meta, i ka bërë sërish thirrje të gjithë qyt...
Ka kohë që Ilir Meta e ka humbur qetësinë, ka humbur davanë,...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, ka komentuar t...
Partia Demokratike ka organizuar sot një ndeshje futbolli në...
Analisti Preç Zogaj, është shprehur i shokuar për arrestimin...
Ish-kryeministri Sali Berisha ngre akuza të forta ndaj kryem...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...