web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prokuroria kërkoi "arrest me burg"/ Trupa gjykuese tërhiqet të marrë vendimin për Çilin dhe 30 të arrestuarit

1 Mars 2020, 18:40, Politikë CNA

Trupa gjykuese në Gjykatën e Përmetit është tërhequr pak minuta më parë për të marrë vendimin për 31 të arrestuarit e operacionit të policisë ?Mezhgorani?.

Mësohet se trupa gjykuese ka dëgjuar dëshmitë dhe është tërhequr për të dhënë një vendim edhe për pronarin e UET-së, Henri Çili.

Prokuroria ka kërkuar masën ?arrest me burg? për Çilin dhe 30 të tjerë, ndërsa për një vajzë të vënë në pranga për moskallëzim krimi, u kërkua masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Gjatë seancës, pronari i UET, Henri Çili, ka mohuar akuzat gjatë seancës së mbrojtjes para Gjykatës së Përmetit, pasi deklaroi se arrestimi i tij është bërë pa prova./ CNA.al

Prokuroria kërkon burg për Henri Çilin





Lajmet e fundit nga