web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndikim tek gjyqtarët për të liruar të arrestuarit për drogë/ 11 persona në pranga, mes tyre edhe Henri Çili  

28 Shkurt 2020, 08:41, Kronika CNA

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me prangosjen e pronarit të UET, Henri Çili.

Burimet për CNA.al bëjnë të ditur se Çili është shoqëruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, së bashku me 11 persona të tjerë.

Mësohet se prangosja ka ardhur pas urdhër arresteve të lëshuar nga prokuroria e Gjirokastrës për ndikim të paligjshëm për lirimin e të denuarve të bandës së Lazaratit.

Mes personave të prangosur është edhe drejtori juridik i UET. Operacioni është zhvilluar nga drejtoria e policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Tiranën.

Operacioni është zhvilluar pas një hetimi të gjatë dhe u finalizua rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm./ CNA.al

Henri Çili me pranga në polici/ Kush e dha urdhërin e shoqërimit, ja për çfarë dyshohet

Zbulohen detajet/ Pse u prangos Henri Çili





Lajmet e fundit nga