web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skema qeveri-inceneratorë-Top Channel/ Zbulohet pse Lulzim Basha mbylli gojën për skandalin   

26 Shkurt 2020, 10:42, Politikë CNA

Në gati dy javë, CNA.al ka treguar me fakte dhe dokumente ekskluzive sesi qeveria shqiptare, nëpërmjet taksave të qytetarëve krijon lobingje dhe lidhje ekonomike, nëpërmjet kompanive të ndryshme private, me aksionerë të televizioneve.

Është rasti flagrant, kur qeveria për një koncesion mbi 300 milion euro, siç është ai i inceneratorëve krijon një lidhje nëpërmjet një skeme direkte, me aksionerët e Top Channel.

CNA.al ka sjellë skemën e mëposhtme, duke vërtetuar ato që opozita dhe analistët, kishin thënë shpesh në publik, por ajo që ndodhi ishte çudia më e madhe.

Edhe analistët që kishin folur, edhe opozita që shpesh kishte akuzuar, heshtën kur dolën fakte dhe prova për lidhjen qeveri-inceneratorë, me kompani private që kanë të njëjtët aksionerë me Top Channel.

CNA.al tregoi sesi qeveria jep disa dhjetëra milion euro kompanisë së inceneratorëve, aksionerët më pas bëhen ortakë me bashkëshorten e drejtorit të Top Channel, Ben Blushit dhe së bashku blejnë Valtelina Kafe, që mban emrin tregtar Lori Kafe, e cila ?rastësisht? ka të njëjtët aksionerë që ka edhe Top Channel.

Por, në momentin kur pritej që opozita të dilte dhe të fliste e të denonconte, ajo heshti. Lulzim Basha e mbylli gojën, nuk tha asnjë fjalë. Nga opozita i vetmi që denoncoi ishte ish-kryeministri Sali Berisha. Ndërsa analistët dhe opozita mbyllën gojën.

Por, heshtja e opozitës ishte edhe më vrastare.

Ne investiguam për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur. Se pse Lulzim Basha nuk fliste për Top Channel, se pse ai e kishte mbyllur gojën një herë e mirë.

Pse për koncesionet e qeverisë, për të cilat ai kishte folur më parë, tashmë nuk fliste?

Në një vëzhgim të thjeshtë, rezultoi se Top Channel dhe kompania me aksionere Vjollca Hoxhën, apo aksionerët e Valtelina Kafesë, apo dhe të tjera biznese janë bashkëpunëtorë apo marrin shërbime nga ?Landmark Communication?, kompania e kunatit të Lulzim Bashës.

Sipas të dhënave zyrtare, të siguruara nga CNA.al, tregojnë se Top Channel, ka paguar disa miliona lekë shërbime tek ?Landmark Communication?.

Po ashtu rezulton se Top Channel dhe kompani të tjera, ku janë aksionerë të skemës së mësipërme të zbuluar nga CNA.al kryejnë shërbime të ndryshme dhe bashkëpunojnë me kompaninë e kunatit të Lulzim Bashës.

Duket qartë dhe tashmë skema është thuajse e zbardhur. Qeveria hesht pasi skandalin e ka pjesë të saj, konçesioni është i saj dhe akuzat janë në drejtim të saj, ajo që ndodh është se hesht edhe opozita.

Është kjo e fundit që i ka denoncuar koncesionet, që e ka denoncuar deri diku edhe korrupsionin, por nuk flet kur tregohet lidhja me mediat me fakte dhe dokumenta ekskluzive.

Dhe kjo duket qartë. Firmat e përfshira në këtë skandal apo në këtë zbardhje të një investigimi nga CNA.al, janë të gjitha bashkëpunëtorë të kunatit të Lulzim Bashës. Dhe sa herë që del kunati, Lulzim Basha mbyll gojën./ CNA.al

Dokumentet/ Të gjithë oligarkët paguajnë kunatin e Bashës

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel





Lajmet e fundit nga