Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta çmoi me Titullin ?Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut? Kryekëshilltarin për Politikën e Jashtme të grupit parlamentar të CDU/CSU-së në Bundestagun gjerman, Hans Joachim Falenski.
Duke iu drejtuar të pranishmëve në ceremoninë solemne mes të cilëve ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, politikanë, diplomatë e përfaqësues të shoqërisë civile, Presidenti i Republikës nënvizoi kënaqësinë për dekorimin e një miku të veçantë dhe të vërtetë të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
?Jam shumë i lumtur që organizojmë sot këtë ceremoni dekorimi për një mik të veçantë dhe të vërtetë të Shqipërisë, Hans Joachim Falenksi.
Falenski ka më shumë se 9 vjet që ndjek nga afër procesin e integrimit europian të Shqipërisë, dhe është një nga njohësit më të mirë si të Shqipërisë, ashtu edhe të procesit të integrimit europian.
Ai na ka ndihmuar përgjatë gjithë këtyre viteve të kuptojmë qartë se integrimi europian nuk kalon përmes lobimit, por përmes standardeve europiane të qeverisjes, të shtetit ligjor, të funksionimit të institucioneve, të respektimit të të drejtave themelore të njeriut, etj.
E them me plot bindje se zoti Falenski është ndër miqtë më të vërtetë të Shqipërisë, sepse përgjatë gjithë kësaj kohe ka mbrojtur standardin europian, dhe asnjë standard tjetër.
Nuk është e rastësishme që qëndrimi i Bundestagut gjerman ka qenë dhe mbetet qëndrimi më realist për Shqipërinë.
Askush nuk ka mundur të kontestojë këtë qëndrim si të njëanshëm, të paarsyeshëm, apo diskriminues ndaj Shqipërisë. Kjo ka ndodhur thjesht dhe vetëm për faktin se qëndrimi i Bundestagut është pasqyra ku ne shohim gjendjen reale në të cilën ndodhemi dhe sfidat madhore me të cilat duhet të përballemi.
Unë dua të vlerësoj qëndrimin parimor, të sinqertë, me integritet dhe të drejtpërdrejtë të Bundestagut për mbështetjen e plotë ndaj procesit të integrimit europian të Shqipërisë, ashtu sikundër 9 prioritetet e vendosura për rezultate konkrete, të besueshme dhe të qëndrueshme në rrugën e reformave që janë kyç për demokracinë, sundimin e ligjit dhe që u shërbejnë qytetarëve të vendit tim.
Ky qëndrim është produkt edhe i punës së zotit Falenski pranë grupit më të madh politik CDU/CSU, duke siguruar mbështetjen gjermane për integrimin europian të Shqipërisë bazuar mbi njohjen më të mirë dhe të ndershme të situatës nga deputetët e Bundestagut.
Është për të ardhur keq që këshillat e Bundestagut që i paraprinë mbledhjes së Këshillit Europian të tetorit nuk gjetën reflektimin e duhur.
Por tashmë është revoltuese që muajt pasues, në vend që të shërbenin për një reflektim të përgjegjshëm dhe nxitjen e një klime bashkëpunuese, u përdorën për të vijuar provokimet dhe rrugën e anti-kushtetuetshmërisë dhe paligjshmërisë në vend.
Ftoj të gjithë miqtë e vërtetë të Shqipërisë ta shohin të vërtetën në sy, dhe ta ndihmojnë popullin shqiptar që ta ndërtojë të ardhmen e vetë europiane në vendin e tij.
Unë kam besim se Gjermania, jo vetëm si vend lider i Bashkimit Europian, por edhe si partnerja jonë strategjike do të na gjendet pranë me vërtetësi në këtë kauzë që ka mbështetjen më të madhe kombëtare.
Gjej rastin për të falënderuar Gjermaninë për ndihmën e ofruar gjatë Konferencës së donatorëve në mbështetje të qytetarëve shqiptarë të prekur nga tërmeti i nëntorit.
Po ashtu kam besim se zoti Falenski dhe miqtë tanë në Bundestag do të vijojnë të mbështesin rrugën europiane të Shqipërisë, deri në anëtarësimin e plotë e të merituar.
Me këtë besim dhe ?Me mirënjohje për kontributin e çmuar në forcimin e marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, dhe në veçanti për arritjen e standardeve europiane të demokracisë dhe shtetit ligjor gjatë procesit të integrimit europian të Shqipërisë?, kam kënaqësinë që t?i akordoj zotit Falenski, titullin ?Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut?! Skënderbeu përcaktoi të ardhmen europiane të Shqipërisë disa shekuj më parë dhe ne nuk mund ta humbasim sot. Ne kemi nevojë për ju dhe për miq të vërtetë europianë!? ? u shpreh Presidenti i Republikës.
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me...
Presidenti Ilir Meta vijon t’iu bëjë thirrje qytetarëve t’i ...
Ish deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi ka reaguar lidhur me ...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka folur mbrëmj...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet pë...
Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu cilësoi të paven...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përgënjeshtroi l...
13 persona të ardhur nga vendet e prekura me koronavirus i j...
Ambasada e Shqipërisë në Itali ka reagur lidhur me situatën ...
Kryekëshilltari për Politikën e Jashtme në CDU-CSU, Hans-Joa...
Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka shpërthyer në akuza ndaj...
Drejtori i Spitalit të Kavajës Përparim Daiu njoftoi dorëheq...
Presidenca ka bërë një njoftim publik për drejtorin Përgjith...
“Nuk ka vend për panik!” Kjo është thirrja e kryeministrin E...
Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ka takuar sot naftëtarë...
Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për ndar...
Anëtarët e Grupit të Punës ngritur pranë PD për monitorimin ...
Avokati Spartak Ngjela thotë se presidenti Ilir Meta po kërk...
Hipokrizia dhe gënjeshtrat politike të Lulzim Bashës nuk i p...
Zëvendëskryeministri, Erion Braçe ka reaguar pas abuzimit të...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...