web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Presidenca sfidon policinë/ “Nuk jeni të ftuar në 2 mars, qytetarët të marrin me vete flamuj dhe lule mimoze"

25 Shkurt 2020, 16:51, Politikë CNA

Presidenca ka bërë një njoftim publik për drejtorin Përgjithshëm të Policisë së Shtetit  Ardi Veliun dhe Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, për protestën e 2 marsit.

Ndonëse ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se policia nuk do ta lejojë Ilir Metën të zhvillojë protestë, Presidenca nuk është ndalur dhe dorëzuar.

Ata njoftojnë se Kreu i Shtetit do të organizojë një manifestim paqësor me qytetarët shqiptarë ditën e hënë në datë 2 mars 2020, në orën 17:00, në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? në Tiranë.

Sipas tyre, qëllimi i këtij manifestimi paqësor është ndërgjegjësimi dhe zgjimi i qytetarëve shqiptarë për të mbrojtur dhe rivendosur sovranitetin e tyre mbi të gjitha institucionet e Republikës.

?Një prej qëllimeve të këtij manifestimi është nënshkrimi nga Presidenti i Republikës përpara sovranit (popullit), të dekretit të parë kundër grushtit të shtetit që kërkon të realizojë Kuvendi njëpartiak në dhunim të Kushtetutës me qëllim kapjen në mënyrë antikushtetuese të institucionit më të rëndësishëm të Republikës, Gjykatës Kushtetuese.

I gjithë ky ndërgjegjësim do të realizohet përmes mesazheve paqësore publike që Presidenti i Republikës do të japë në këtë manifestim.   Motoja e këtij manifestimi me qytetarët do të jetë: ?Për Republikën; Për Kushtetutën; Për Kombin; Për unitetin e popullit?, deklaron Presidenca.

Më tej theksohet se manifestimi paqësor do të organizohet nga këshilltarët e Metës Bahri Shaqiri, Dedë Prenga dhe Shemsi Premçi.

?Qytetarët janë ftuar të kenë me vete Flamuj Kombëtar dhe buqeta me lule mimoze të frekëta që paralajmërojnë ardhjen e pranverës Kuq e Zi për të gjithë shqiptarët e bashkuar kudo janë.

Në këtë organizim do të mbajë fjalën e tij Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta dhe personalitete të spikatura publike që dëshirojnë të përcjellin mesazhe, frymëzuar nga motoja e këtij manifestimi, por jo politikan, dhe as ushtarakë aktivë.

Punonjësit e Policisë së Shtetit, nuk janë të ftuar të marrin pjesë në këtë manifestim, ndërkohë që Presidenti i Republikës, kërkon nga ana juaj që të merrni masat respektive për garantimin  e rendit dhe sigurisë publike në datën dhe orarin e njoftuar?, nënvizon Presidenca./ CNA.al





Lajmet e fundit nga