LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lajm i hidhur/ Gjendet e pajetë në banesë prezantuesja 40-vjeçare

15 Shkurt 2020, 19:56, Kosova & Bota CNA
Lajm i hidhur/ Gjendet e pajetë në banesë prezantuesja

Prezantuesja britanike Caroline Flack është gjetur e pajetë ditën e sotme në apartamentin e saj në Londër.

Lajmi është konfirmuar nga familjarët e saj, të cilët kërkuan që mediat të respektojnë dhimbjen e tyre dhe privatësinë.

“Ne do kërkojmë që shtypi të respektojë privatësinë e familjes në këtë kohë të vështirë dhe kërkojmë që ata të mos bëjnë asnjë përpjekje të na kontaktojnë ose të na fotografojnë”, thuhet në deklaratën e familjarëve.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së mistershme të 40-vjeçares, e cila ishte një ndër femrat më të komentuara të showbizzit.

Caroline Flack ishte në process gjyqësor dhe do të dilte para trupës gjykuese më 4 mars për të dhënë dëshminë, lidhur me akuzën se ka sulmuar partnerin Lewis Burton në dhjetor.

Caroline bëri bujë me pjesëmarrjen në realityshown ?Love Island?, ndërsa njihet si prezantuesja e shfaqjeve më të mëdha, duke përfshirë këtu edhe ?X Factor?. Ajo ishte një nga personat më të kërkuar dhe më të dashur në televizionet britanike./ CNA.al

Lajmet e fundit nga