Kosova dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshjen për hekurudhat
Nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për hapjen e...
Infeksionet me virusin e Koronës në BE janë të pakta. Epidemia në Kinë mund të kthehet megjithatë në epidemi botërore, tha Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn në një intervistë me DW.
Në Bruksel, ministrat e shëndetësisë të BE diskutuan në një takim krize kufizimin e përhapjes së virusit të ri të Koronës. Nuk u vendos asnjë masë specifike, por u ra dakord për një shkëmbim intensiv të informacionit. Ministrat ishin të shqetësuar për telashet e mundshme në furnizimin me medikamente dhe veshje mbrojtëse, të prodhuara në Kinë. Pas takimit, Bernd Riegert foli me Ministrin Federal të Shëndetësisë Jens Spahn (CDU).
Deutsche Welle: Cilat masa shtesë duhet të ndërmarrin Evropa dhe Gjermania për të parandaluar që virusi i Koronës të çojë në një epidemi globale?
Jens Spahn: Para së gjithash, kemi nevojë për një qasje të koordinuar në Evropë dhe ndërkombëtarisht. Kjo është arsyeja pse po përpiqemi shumë të koordinojmë punën në nivel evropian, siç është rasti sot në Këshillin e Ministrave. Në nivelin e G7 (kombet më të rëndësishme të industrializuara në botë) folëm në telefon. Është e rëndësishme që ne të përgatisim veten në mënyrë që të parandalojmë që virusi të arrijë në rajone të tjera, përveç Kinës dhe t’i prekë ato aq sa Kinën. Për momentin kjo është ende një epidemi rajonale në Kinë. Ne duhet të sigurohemi që nuk do të kthehet në një epidemi globale. Nëse kjo ndodh, duhet të jemi të përgatitur për të gjetur terapi të reja dhe një vaksinë. Duhet të krahasojmë vazhdimisht ato që dimë për virusin. Ka njohuri të reja çdo javë. Sa ngjitës është? Sa serioze janë sëmundjet? Duhet të fitojmë kohë për të ditur më shumë.
A do t’i kufizoni udhëtimet për dhe nga Kina, siç kanë bërë SHBA?
Në Gjermani, ne i udhëzuam pilotët të raportonin nëse në bord ka pasagjerë me simptoma, para uljes së avionit. Pasagjerët duhet të tregojnë se ku dhe si mund të kontaktohen në 30 ditët e ardhshme. Mund të na duhet të prezantojmë rregulla të reja për të kuptuar, se cilët pasagjerë kanë qenë në kontakt me njerëz nga Wuhani. Ne e diskutuam këtë në këtë Këshill të Ministrave. Ajo që nuk na nevojitet është matja e temperaturës te pasagjerët. Ne e dimë që kjo nuk do të ndihmojë për shkak të periudhës së inkubacionit dhe infeksioneve pa simptoma.
Kur do të mbarojë më e keqja?
Kjo është një pyetje e mirë. Sikur ta dija! Problemi ynë është se nuk dimë sa duhet rreth virusit. Kjo është arsyeja pse duhet të marrim kaq shumë masa paraprake për t’u përgatitur – për aq kohë sa nuk e dimë se çfarë bën vërtet virusi dhe sa dëm. Deri tani, zbulimi dhe përmbajtja e virusit ka funksionuar në Evropë. Ne jemi në gjendje të thyejmë zinxhirët e infeksionit. Por duhet të pranojmë që kjo vlen për sot. Mund të ndodhë që gjendja të bëhet më e keqe, përpara se të përmirësohet. Për aq kohë sa virusi nuk është nën kontroll në Kinë, epidemia rajonale ende mund të kthehet në epidemi globale./ DW
Nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për hapjen e...
Presidenti amerikan Donald Trump sulmoi të enjten ish-shefin...
Zyrtarët e Koresë së Veriut kanë ekzekutuar një zyrtar të la...
Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e...
Në kohën kur Britania e Madhe po bën rreth dy javë që ka dal...
Një tërmet me magnitudë 6.9 ballë i shkallës Rihter ka godit...
Në Mynih fillon Konferenca e Sigurisë, ku do të marrin pjesë...
Senati Italian i hoqi imunitetin ish-ministrit të brendshëm....
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i ka thënë kryemin...
Babai i aktores së njohur amerikane, Lindsay Lohan është arr...
Një aeroplan i vogël turistik është rrëzuar në provincën e S...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qever...
BE është i gatshëm t’i ofrojë Britanisë së Madhe “diçka që n...
Ditën e sotme kryeministri i Kosovës do të zhvillojë mbledhj...
Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA përsëri i bënë thirrje Kinës...
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ...
Ish-ministri grek i Mbrojtjes Panos Kammenos ka zbuluar së f...
Ambasadori amerikan, Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i ...
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton Protokollin për anëta...
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, kërkoi sërish heqjen e ta...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...