LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk ishte vetëm”/ Vuçiç zbulon bashkëpunimin e Haradinajt me ndërkombëtarët për taksën 100%

15 Shkurt 2020, 15:30, Kosova & Bota CNA
“Nuk ishte vetëm”/ Vuçiç zbulon

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një konference për shtyp nga kisha ortodokse serbe, foli për taksën 100 % që i ka vendosur Kosova për mallrat.

Vuçiç deklaroi se gjatë vizitës së tij në Gjermani, ka kuptuar se ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinajt është mbështetur nga disa shtete të tjera për vendosjen e kësaj takse.

?Dje, për  herë të parë kuptova përfundimisht që Ramush Haradinaj nuk ishte i vetëm kur e vendosi taksën ndaj Serbisë?, tha ai, por nuk preferoi të tregojë emra shtetesh apo personash konkretë.

Mediat kosovare shkruajnë se sipas tij, pas vendimit të taksës qëndron edhe një pjesë e komunitetit ndërkombëtar.

?Do të flas për këtë gjë më vonë?, paralajmëroi Vuçiç./ CNA.al

Lajmet e fundit nga