web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Përplasi kalimtaren me makinë dhe u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes”/ Reagon Ilda Bejleri

12 Shkurt 2020, 18:45, Kronika CNA

Moderatorja Ilda Bejleri ka reaguar pas lajmit të publikuar në median online ku thuhet se ajo ka shkaktuar një aksident mesditën e sotme pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë.

Sipas informacionit të publikuara në media ?sot rreth orës 12:20, Enriketa Gjuzi, ka mbetur e plagosur rëndë në aksident. 64-vjeçarja është goditur me makinë, në vijat e bardha pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë, nga makina me targa AA998NY. Automjeti ?X5? i zi rezulton të jetë i Ilda Bejlerit. Nuk dihet nëse ka qenë ajo në makinë në momentin e aksidentit, por dëshmitarët pohojnë për dritare.net që e kanë parë atë të largohet me shpejtësi, pas ngjarjes?.

Moderatorja e Procesit Sportiv, e ka mohuar këtë lajm, duke u shprehur e habitur sesi mund të shpifet për diçka të tillë.

?Unë nuk i kuptoj dot këta gazetarët tanë? Si mund të shpifin për njerëzit kështu?!?? shkruan Ilda në rrjetet sociale./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga