web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ONM kërkon shkarkimin e drejtueses së Prokurorisë së Durrësit

12 Shkurt 2020, 15:22, Kronika CNA

ONM kërkon shkarkimin e drejtueses së Prokurorisë Durrës, njëkohësisht kandidate për SPAK, Anita Jella.

Edhe pse ka kaluar me sukses fazën e parë të vettingut më 10 dhjetor 2019, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka ankimuar vendimin e KPK për të duke kërkuar rivlerësim të saj në të 3 kriteret.

Në një njoftim bëhet e ditur se Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar në të njëjtën kohë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Anita Jella u konfirmua në detyrë nga KPK më datë 10 dhjetor 2019./CNA.al





Lajmet e fundit nga