web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U kap me 1 ton lëndë narkotike dhe u la i lirë/ Artan Hoxha tregon kush e shpëtoi bosin e drogës

29 Janar 2020, 22:13, Kronika CNA

Gazetari Artan Hoxha, ka publikuar mbrëmjen e sotme, pamjet filmike të arrestimit të bosit të drogës Altin Hajri, më datë 26 janar 2017.

Por pavërsisht arrestimit, dhe kapjes me mbi një ton lëndë narkotike në vitin 2017, ai është lënë i lirë, vetëm disa orë më vonë. Kjo sipas Hoxhës, me urdhër nga lart.

Këto fakte, Hoxha i bëri publike në Report Tv, ndëra ka reaguar dhe në rrjetet sociale, ku ngre pikpyetje kush e liroi pas arrestimit, bosin e drogës, Altin Hajri.

?Ja pra qe nuk eshte e vertete se nuk eshte “arrestuar kurre” ky Hajri qe i shpetoi prape arrestimit nga RENEA ne Shijak, por puna eshte kush e liroi kur e arrestuan?!!!?, shkruan Hosha në reagimin e tij.

Më herët Hoxha, përmendi edhe lidhjet e forta të fisit Hajri me poltikën dhe disa pazare në fushatën elektorale të vitit 2016.

Hajri akuzohet si drejtuesi i grupit që rrëmbeu dhe më pas zhduku kufomën e Jan Prengës, duke i shpëtuar dhe operacionit të Reneas në kompleksin ?Gold? në Shijak./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga