web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

KSSH reagon pas vdekjes së punëtorit/ Pandëshkueshmëria e përgjegjësve vijon të mbetet një problem

29 Janar 2020, 16:17, Kronika CNA

57 vjeçari me  iniciale E.L është viktima e radhës nga aksidentet në punë për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë teknike ne vendin e punës për muajin janar 2020.
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ngushëllon familjen me shpresën se raste të tilla nuk do të përsëriten.
KSSH mëson se 57 vjeçari punonte në një shkollë në rrugën e ?Kastriotëve? në Tiranë, kur ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme gjatë orarit të punës.
Si pasojë e plagëve të marra ai ka humbur jetën në vend, ndërsa është tentuar dhe fshehja e kësaj ngjarjeje nga policia.
Policia e Shtetit në komunikatën e saj ka detyrimin të bëjë publik emrin e kompanisë dhe të vendosë përpara drejtësisë përgjegjësit e këtij aksidenti më pasoja fatale në vendin e punës.
Aksidentet ne punë më pasojë vdekjen e punëtorëve janë kthyer në një fenomen shqetësues dhe autoritetet shtetërore kanë ikur në drejtim të paditur, ndërkohë pandëshkueshmëria e përgjegjësve vijon të mbetet një problem.
Mbrëmjen e se martës në një godinë në ndërtim në Durrës, humbi jetën roja i objektit, 62 vjeçari Thoma Rusa.
Ai ra në gropën e ashensorit pasi përgjegjësit për ndërtimin e objektit nuk kishin vendosur tabela paralajmëruese për rrezikshmërinë e objektit që ishte në ndërtim e sipër.
Një aksident në punë më pasojë vdekjen e një 35- vjeçari është regjistruar  me datën 3 janar në qytetin e Korçës.

Punëtori i ndërtimit, Elvis Josifi, është goditur nga presa e një vinçi teksa po punonte në katin e katërt të një objekti në ndërtim pranë qendrës së qytetit.
Për këtë ngjarje u arrestuan përgjegjësit e punimeve, por gjykata i liroi të gjithë.
Në vitin 2019 në Shqipëri 35 punëtorë humbën jetën nga aksidentet në punë, kryesisht në ndërtim dhe në miniera.
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë u bën apel institucioneve shtetërore për ngritjen e një tryeze punë për të dhënë një zgjidhje këtij fenomeni që po merr çdo muaj të paktën tre jetë punëtorësh shqiptar në muaj, shifra këto të frikshme në raport me numrin e popullsisë.





Lajmet e fundit nga