LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ultimatumi i opozitës/ Pas 15 marsit zgjedhje të parakohshme, ndryshe i rikthehemi protestave

27 Janar 2020, 09:19, Politikë CNA

Opozita jashtëparlamentare ka paralajmëruar rikthimin e protestave masive.

?Protestat do të jenë rruga që do të na shoqërojë ne nëse pas 15 marsit nuk caktohet data e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme?, ka thënë nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho, i cili ishte i pranishëm në aktivitetin e organizuar per 29-vjetorin e krijimit të PD-së në Mirditë.

Sipas Spahos, opozita është e angazhuar për të miratuar reformën zgjedhore brenda 15 marsit.

?Do të luftojmë që në 15 mars reforma zgjedhore të ketë përfunduar. Kjo është detyra jonë. Detyra e radhës është caktimi i datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe vendore në të njëjtën ditë?, tha më tej Spaho./CNA.al

Lajmet e fundit nga