LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Faktet-Endri Shabani punoi dhe u shkollua nga Soros/ Denoncon LSI, por është “ortaku” i Besjan Peshës

27 Janar 2020, 09:14, Politikë CNA

Endri Shabani një nga personazhet e Nismës Thurje, krijuar nga Besjan Pesha i dënuar si hajdut, dje u shqetësua pas një shkrimi të CNA.al ku thuheshin mjaft të vërteta të cilat as ai dhe as  Pesha me shokë nuk duan që ti dijë publiku.

I mërzitur inatosur dhe me një gjuhë rrugaçës Shabani nuk ju drejtua redaksisë, por gjithçka u raportua tek ne nga ish-administratori i CNA.al.

Shabani pretendonte se ishte bërë shpifje dhe po i prishej imazhi për këtë dërgoi edhe një sqarim të tij publik se kush ishte dhe çfarë kishte bërë, cila ishte lidhja e tij me Soros dhe shumë detaje të tjera. Nga një prej ish-drejtuesve gjithçka u administrua për të konsideruar ku ishin shpifjet apo të pavërtetat ndaj Endri Shabanit.

Por si qëndron e vërteta?

Shabani në materialin e tij publik në këtë link pranon çdo gjë që ishte shkruar nga CNA.al, aio pranon që ka marrë burse nga Soros dhe që ka punuar për Soros dhe shumë projekte si menaxher.  Pranon dhe që ka qenë me Aleancën Kuqezi, por jo me partinë AK.

Ja cfarë shkruan në profilin e tij Endri Shabani ku pranon dhe konfirmon bursën e Soros. ?Aplikova per nje burse qe ne ate kohe jepej nga Fondacioni Shoqeria e Hapur. Mes qindra aplikanteve te tjere, nje panel i përbërë nga 5 shqiptare, më në krye Blendi Kajsiun, me ftoi në intervistë mua dhe disa të tjerë, dhe në fund u përzgjodha unë dhe dy studentë të tjerë. Të treve na u akordua një bursë që mbulonte shpenzimet e jetesës ne Oxford për një vit, me një total prej 11?000 GBP?, shkruan Shabani, i cili pranon bursën e Soros, dhe derën që ky fondacion i hapi për të studiuar në Oxford.

Por lidhja e tij me Soros nuk mbaron këtu. Ai thekson, ?kam punuar edhe për organizatën gjermane Transparency International dhe Fondacionin Amerikan Open Society (SOROS).

Kur u ktheva nga studimet Master, për një periudhë disa mujore kam punuar si menaxher projektesh tek Fondacioni Open Society në Tiranë. Kjo punë konsistonte pak a shumë në monitorimin e zbatimit të projekteve dhe mënyrës së shpenzimit të fondit që organizatat e shoqërisë civile kishin marrë?, këtu sërish pranon se ka punuar për Soros, si menaxher projektesh.

Më pas Shabani shkruan se ?Në vitin 2013 kam votuar për Partinë Socialiste, pasi besoja se Edi Rama do rimëkëmbte ekonominë e vendit. Që prej asaj kohe nuk kam votuar më, pasi nuk besoj që me sistemin aktual ndryshimi i emrave do të sillte ndryshimet e nevojshme për vendin.

Ah po, Lëvizjen Socialiste për Integrim nuk e kam votuar asnjëherë pasi më është dukur personifikimi i korrupsionit politik në Shqiperi?, kjo pjesë e shkruar prej tij tregon se për kë ka votuar ky individ, që në fakt si intereson askujt.

Më qesharakja dhe tragjikomikja nga të gjitha është pjesa ku shkruan se LSI-në e quan personifikim të korrupsionit politik në Shqipëri, dhe sot Endri Shabani është një nga tre emrat kryesore të Nismes Thurje të themeluar nga hajduti Besjan Pesha, ish-majftist, më pas pjesë e LSI dhe drejtor i saj gjatë kohës të qeverisë PD-LSI.

Paratë nga Soros për shkollën i ka marrë, për Soros ka punuar, për LSI thotë korrupsion politik dhe është bashkëpunëtor me një ish-drejtor të LSI. Çtë thotë? Si të mos mërzitet kur i tregojnë të vërtetën?

Endri Shabani i Soros me hajdutin Besjan Pesha, do ndryshojnë sistemin politik në Shqipëri? Do ikë Edi Rama dhe Luli i Soros me Monen e korrupsionit politik që të vijë Endri Shabani i Soros me hajdutin e LSI, Besjan Pesha?

A mund të besohen më këta personazhe që fshihen pas imazhit të opozitarit dhe janë kundër sistemit të sotëm, por janë vegla dhe produkte të tij dhe kërkojnë të hyjnë brenda me çdo kusht./ CNA.al

Çthurja e neo marksistëve/Si gënjejnë Endri Shabani dhe hajduti Besjan Pesha

Thurja, që lidh LSI-në me MJAFT-in

?Thurja? si bandë neokomunistësh

A e di Mirush Kabashi që Besian Pesha është një super hajdut?

Lajmet e fundit nga