web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkon në 31 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi/ Vijojnë kërkimet

26 Janar 2020, 09:06, Kosova & Bota CNA

Mëngjesin e sotëm mediat turke kanë raportuar se numri i viktimave të tërmetit 6.9 ballë në Elazig ka shkuar në 31.

Edhe numri i të plagosurve ka kaluar mbi një mijë, ndërsa grupet e shpëtimit janë duke kërkuar nën gërmadha për të nxjerrë të tjerë persona të mbestur poshtë ndërtesave të shembura.

Moti nuk i ka favorizuar aspak të prekurit e tërmetit apo grupet e kërkimit, pasi termometri ka shënuar -7 gradë celsius gjatë natës.

Banorët e prekur prej dy netësh kanë qëndruar në çadra dhe për t?u ngrohur kanë ndezur zjarre, ndërsa disa prej tyre janë ankura se nuk i kanë dhënë as rroba e batanije dhe as ushqime e ilaçe./ CNA.al





Lajmet e fundit nga