web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkon në 29 numri i viktimave në Turqi/ Temperatura -5°C vështirëson kërkimin nën rrënoja

25 Janar 2020, 19:31, Kosova & Bota CNA

Në 29 ka shkuar numri i viktimave të tërmetit të mbrëmjes së djeshme me epiqendër në Elazig të Turqisë.

Drejtoria e Menaxhimit të Emergjencave (AFAD) e ka konfirmuar shifrën në një deklaratë për mediat turke. Gjatë ditës së sotme u raportua se numri i viktimave ishte 22, 4 në Malatya dhe 18 në Elazig, por nga të dhënat e  fundit, duket se bilanci është rritur.

Gjithashtu të plagosur kanë mbetur më shumë se 1 mijë banorë, ndërsa i shumtë është edhe numri i qytetarëve nën rrënoja.

Grupet e kërkim-shpëtimit po punojnë për nxjerrjen e të bllokuarve në banesat e shembura, por moti nuk i favorizon aspak, duke qenë se temperatuarat janë -5 gradë celsius./ CNA.al





Lajmet e fundit nga