LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“I preu damarët dhe fytyrën”/ Rrëfimi shokues i nënës së viktimës, çfarë ndodhi mbrëmë në Paskuqan

10 Janar 2020, 08:16, Kronika CNA
“I preu damarët dhe fytyrën”/ Rrëfimi shokues i

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me krimin tronditës të mbrëmjes së djeshme në Paskuqan, ku Eredet Çapoku vrau me sende të forta kunatën e tij Enkeleda Çapoku.

Në një prononcim për gazetaren Dorjana Bezat, në Neës 24, e ëma e viktimës tregon detaje rrëqethëse nga krimi i rëndë.

E ëma e viktimës tha se autori e goditi me levë atë dhe vajzën 18 vjeçe dhe më pas i preu damarët dhe fytyrën Enkeledës, duke e lënë të vdekur.

?Burrin e kishte në burg. Unë flija këtu të goca, se shtëpinë time e kam në kat të parë, dhe flija këtu me gocat, se ajo e kishte vajzën 18 vjeçe e nuk e lija vetëm. Ky maskarai herë pas herë dilte i bënte presion. Se pati ndejt një kohë këtu te ne, pastaj goca e nxori me qera ke një shoqja e vet. Ajo e mbajti një vit pastaj e nxori se nuk paguante qeranë u mor me drogë me pisllëqe, punë e tij.

Pastaj filloi t?i dalë gocës përpara në rrugë, dilte filmonte kudo ku shkonte goca në kafe me shoqet. Mbrëmë ka qenë duke pirë nëpër lokalet e Paskuqanit, a drogë ka pirë, ku di unë, vetëm kur erdhi, ka shqyer derën, ma futi mua në levë dhe rashë pa ndjenja, pastaj i ra me levë edhe gocës, dhe më pas i preu gocës damarët, e preu me thikë te hunda deri te faqja?, tregon e ëma e viktimës.

Po ashtu, e ëma e viktimës zbuloi dhe porosinë që bashkëshorti i kishte dhënë Enkeledës, teksa kjo e fundit e kishte vizituar në burg.

?Enkeledë, ruaj veten dhe gocën, se unë jam në burg, nuk kam çfarë të bëj?, i kishte thënë ai bashkëshortes së tij, teksa i kishte dërguar fotot që ia kishte çuar i vëllai.

Kunati vret kunatën me shkop druri në sy të familjes/ Policia jep detajet tronditëse

Lajmet e fundit nga