Dhuna në familje/ Prokurori: Kërko azil, largohu që t’i shpëtosh dhunës dhe burgut
I riu nga Laçi që u ankua në Fiks Fare për harresën në burg ...
Emisioni ?Stop? në Tv Klan solli, këtë të martë, në vëmendje korrupsionin në universitet ku me para në dorë, studentët shndërrohen nga ngelës në kalues, madje me një notë të mirë në librezë.
Kamera e fshehtë ?Stop? tregoi sesi një studente Masteri e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, që kishte ngelur në provim, takoi pedagogun Besnik Faskaj, i cili pasi mori paratë, notën 4 e bëri 8. Për 150 euro, ai ?tejkaloi? edhe vështirësinë e faktit, se notat ishin hedhur në sistem.
Studentja në fjalë pretendon, se pedagogu Faskaj e bën në mënyrë masive këtë pazar me notën. Madje ajo thotë se në provim në lëndën ?Urgjencë kirurgjikale? kishte shkruar dhe notën 4 e ka marrë enkas, që të vinte puna te paratë.
Studentja: Jam një studente e Universitetit të Mjekësisë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike. Mes shumë provimesh që kam pasur këto dy vjet, vitin e parë kam pasur një provim me profesor Besnik Faskaj, lënda ?Urgjencë kirurgjikale?, në vit të parë të Masterit Shkencor. Pasi kam shkuar tek ky provim për notën 7 ose 8, profesori më ka vlerësuar me notën 4. Kisha dëgjuar nga shumë studentë që për të marrë notën në këtë lëndë me këtë profesor duhej të paguaje një shumë lekësh prej 150 Eurosh. Gjithsesi kur shkova vetë të takoja profesorin për t?i kërkuar tezën për një rivlerësim të notës, ai më konfirmoi të njëjtën gjë. Që domethënë se më kërkoi 150 Euro për një notë kaluese. Unë e dhashë përsëri këtë provim në vjeshtë dhe përsëri profesori më vlerësoi me të njëjtën notë. Unë i jam drejtuar emisionit ?Stop? sepse unë nuk kam mundësi për të paguar këtë provim dhe për të marrë këtë notë kaluese.
Gazetarja: Të gjithë studentëve u kërkohej 150 Euro për të marrë një notë kaluese?
Studentja: Po. Kështu kam dëgjuar që të gjithë studentëve u kërkon 150 Euro për një notë kaluese, pastaj në varësi të notës, normalisht që një vlerë monetare më të lartë. Unë ndihem e pashpresë sepse nuk kam mundësi ta paguaj atë provim, por nuk jam as studente e keqe që të detyrohem të paguaj për një provim. Ndihem shumë e inatosur me sistemin arsimor në Shqipëri dhe mendoj se duhet bërë diçka për këtë gjë.
Fillimisht, studentja kontakton më profesorin për t?u takuar në lidhje me provimin. Pedagogu i thotë se notat janë dërguar tek sekretarja.
Studentja: Alo!
Profesori: Alo!
Studentja: Profesor, si kalove?
Profesori: Mirë!
Studentja: Jam një studente e Masterit Shkencor. Ke mundësi të takohemi në lidhje me atë provimin?
Profesori: Në lidhje me atë provimin?
Studentja: Me atë provimin e kirurgjisë.
Profesori: Tani unë i çova ato, se Margi (sekretarja) i donte urgjent, urgjent. Unë nuk e di, ca ka bërë Margi, nëse ajo nuk i ka hedh në sistem? Në qoftë se ajo i ka çuar për firmë te Dekani pastaj?
Studentja: Po gjithsesi takohemi njëherë dhe flasim!
Profesori: Po takohemi, kur të duash. Unë jam te fakulteti tani, se kam mësim deri në 10 e gjysmë.
Studentja: Në rregull! Në orën 10 e gjysmë të të telefonoj përsëri, që ta lëmë, për t?u takuar?
Profesori: Po! Ok! Flasim.
Studentja: Në rregull! Faleminderit!
Emisioni ?Stop? ka publikuar pasqyrimin në sistem ku rezulton se është hedhur më 6 Nëntor nota 4. Pas kësaj, studentja takohet me pedagogun, ku i jep 150 Euro për notën.
Edhe në bashkëbisedimin me studenten, ai i tregon asaj që vështirësia më e madhe qëndron për të ndryshuar notën në sistem.
Studentja: Si ke qenë ti profesor?
Pedagogu Besnik Faskaj: Mirë mo, mirë! Si shpirt! Mund të jetë ndonjë rrufë, ndonjë gjë.
Pedagogu Besnik Faskaj: Tani unë po bëj këtë: Unë fola çikë me Margin (sekretaren) dje dhe i thashë kështu, kështu, kështu, kështu? Asnjëra nga këto i thashë, që thua ti, nuk ka probleme me atë? me bursën. Ata mbi 6, që the ti në vit të parë, marrin bursë, apo nuk është për Masterin kjo?
Studentja: Jo, nuk është për Masterin.
Pedagogu Besnik Faskaj: Është vetëm për Bachelorin. Dhe i thashë këto nuk kanë probleme kështu. ?Jo, se unë do dorëzoj aneksin.? Mirë, mirë, i thashë unë. Gjithë ideja është, që të bëjmë ato ndryshimet?
Studentja: Gjithsesi profesor, unë e kam këtu, që më është bërë ferr ky provimi. E kupton? Më është bërë shumë ferr edhe?A, i paskam këtu (për lekët).
Pedagogu Besnik Faskaj: Aman o ti, si e kanë bërë të tjerët. Ata kanë kopjuar, i kanë bërë, s?i kanë bërë etj.
(I jep 150 Euro)
Pedagogu Besnik Faskaj: Sa e vret mendjen ti.
Studentja: Jemi në rregull bashkë?
Pedagogu Besnik Faskaj: Mbetet? ja t?i them asaj.
Studentja: Profesor, unë kam edhe këtë pjesën, që kam mesatare edhe e kupton? E dua një farë note!
Pedagogu Besnik Faskaj: Do ta shohim atë ne!
Studentja: Në qoftë se s?prish punë, ma thuaj!
Pedagogu Besnik Faskaj: E di ku është?Ajo sforco më e madhe, është të bëj ndryshimin. E ke parasysh? Nuk ka rëndësi nota. Të bëj ndryshimin atje, që mos të kem konflikte.
Studentja: Ishalla bëhet, po gjithsesi më telefono dhe më thuaj!
Pedagogu Besnik Faskaj: Gjithsesi do të njoftoj!
Studentja: Mirupafshim!
Pedagogu Besnik Faskaj: Mirupafshim!
Pedagogu i urgjencës kirurgjikale duket se e rregulloi edhe me sekretaren Margi, që e përmend vetë në video, për të ndryshuar notat e publikuara tashmë.
?Stop? ka rritur të dokumentojë të dyja notat, para dhe pas pagesës nën dorë të pedagogut. Provimi është bërë më 6 Shtator të vitit të kaluar. Ndërkohë më 6 Nëntor në sistem ishte vendosur nota 4. Por menjëherë pas dhënies së parave, më 14 Nëntor, në sistem nota ndryshoi dhe u bë 8./tvklan.al
I riu nga Laçi që u ankua në Fiks Fare për harresën në burg ...
Një i ri nga Laçi, i dënuar për dhunë në familje është “harr...
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e nj...
Një shumë e konsiderueshme të hollash në dorë dhe nga ngelës...
Një problem pronësie mes dy vëllezërve ka cuar në Lushnje ga...
Shoqëria “Albcontrol”, e drejtuar nga Mina Kusta, është pë...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar kalimin e një kam...
Kompania “Agna Grup” përfaqësuese e importimit, prodhimit dh...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e ...
Banorët e prekur nga tërmeti në Durrës e kanë shumë të vësht...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e ...
Ndonëse kryeministri Edi Rama tha se pensionistët do të marr...
Prej disa ditësh, një sekt politik i njohur si “Organizata p...
Ish-drejtori i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojav...
Emisioni “Stop”është ndalur në fshatin Manëz të Durrësit, pa...
Stop është ndalur në Durrës, në lagjen numër 5, ndër më të d...
Paskal Ikonomi, banor nga Durrësi, ankohet për plasaritje në...
Ka disa ditë që Arlind Qorri krijoi një sindikatë, e cila më...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës veprimet e mjekëve të...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Fierit ka kryer një operacion ku ka goditur një ...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një gjykatë në Paris ka dënuar gjashtë shtetas gjeorgjianë...
Zvicra do t’u drejtohet kutive të votimit këtë të diel për...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...