web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Denoncimi i fortë/ “75 milion euro, avulluan në xhepat e hajdutëve të narkoqeverisë”

7 Janar 2020, 19:03, Denoncim CNA

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e një qytetari, i cili shpreh shqetësimin e tij për gjendjen e rrugës, Qukës-Qafë Plloçë.

Sipas qytetarit, kjo rrugë e nisur në vitin 2015, me një investim prej 75 milion euro, me ndërrimin e pushteteve, jo vetëm që nuk u përfundua, por investimi i parashikuar, avulloi në xhepat e hajdutëve të qeverisë dhe bandave të saj.

“Rrugen nuk e hengri Mokra por Hajnia!

Narkoqeveria pasi vodhi dhe shperdoroi rreth 75 milion euro, braktisi rrugen Qukes-Qafe Plloçe.

Miq, pas perfundimit te projektit dhe sigurimit te fondit prej 75 milion euro per ndertim, qeveria zhvilloi tenderin dhe nisi ne vitin 2012 ndertimin e rruges kombetare Qukes ? Qaf Plloçe qe shkurtonte me 22 km distancen e Tiranes me Korçen dhe shnderrohej ne arterje kryesore ne urbanizimin e Mokrres.

Hajdutet ne pushtet qe ne fillim vendosen te ndryshojne projektin vetem per te vjedhur dhe gjer sot rruga ka mbetur e hapur aq sa ishte ne vitin 2013 kurse 75 milion euro qe ishin siguruar per ndertimin e saj avulluan ne xhepat e hajduteve te narkoqeverise dhe bandave te saj!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Mirdita desha të ju informoj diçka për rrugën Qukës Qafë Plloçë qe ju e filluat para 8 vitesh të cilen kjoqeveri e ka braktisur krejtesisht. Jo vetem kaq por gjithçka eshte prishur edhe segmenti qe ishte ne perfundim nga qeveria e juaj erdhen dhe e inaguruan por nuk bene asgje dhe tani nuk shkojmë dot në shpi nga gropat flm nese e postoni, shkruan Berisha në postimin e plotë. /CNA.al

 





Lajmet e fundit nga