web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksidentoi për vdekje një njeri/ Rama e emëron kryeprokuror

29 Dhjetor 2019, 10:57, Denoncim CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një avokati, i cili hedh akuza të forta në drejtim të Kreshnik Ajazit, i sapozgjedhur në krye të Prokurorisë së Elbasanit.

Sipas Denoncuesit, Kreshnik Ajazi akuzohet se ka shtypur për vdekje një person, ndërsa drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Por, sipas tij me manipulimin e dosjes dhe me ndihmen e te atit ka marre pafajësinë.

Gjithashtu, denoncuesi shkruan se kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi me urdher te Ramës emeroi drejtues prokurorie Kreshnik Ajazin, i cili sipas tij është vellai i Besian Ajazit Keshilltari i Taulant Balles.

?I nderuar Doktor. Jam nje avokat ne Elbasan. Doja tju vija ne dijeni sesi Gent Ibrahimi me urdher te Rames emeroi drejtues prokurorie Kreshnik Ajazin, i cili eshte vellai i Besian Ajazit Keshilltari i Taulant Balles.

Kreshniku ka punuar fillimisht ne Vlore ku aksidentoi me vdekje nje person pasi ishte ne gjendje te mire, por i ati i vet eshte ekspert autoteknik dhe bashke me shoket e tij qe u caktuan eksperte te ceshtjes e nxoren pa faj.

Pas kesaj ngjarje u emerua prokuror ne Elbasan. Pas nderhyrjeve te shumta u caktua perkohesisht ne Tirane dhe aktualisht u zgjodh drejtues prokurorie.

Kunati i KLP, Gent Ibrahimi nuk ka marre parasysh ne perzgjedhje as karrieren ,punen ,integritetin . Gjithashtu Besian Ajazi eksponent i PS eshte mik me zv.kryeministrin Erion Brace, i cili dihet boterisht se eshte miku i Mimi Kodhelit, kunata e Gent Ibrahimit.

Prandaj ka dale dhe shprehja kunat KLP. Bashkelidhur po ju coj disa foto qe pasqyrojne sa me siper si dhe ca lidhjesh ka personi qe u zgjodh drejtues prokurorie ne Elbasan. Dhe nuk eshte cudi pse Gent Ibrahimi i dha voten atij. Rrofte Reforma me kunat KLP. Ta gezoje Elbasani prokurorin qe zgjodhi cifti Taulant Balla-Qazim Sejdini.

Ps Ky me syze eshte Kreshniku. Ai ne mes eshte Besian Ajazi keshilltar i Balles dhe kandidat per deputet i PS ne Gramsh. Ai tjetri eshte Gezim Ajazi eksponent dhe i lidhur me PS. Mjafton te shihni profilet e tyre ne fb dhe instagram.?-shkruan denoncuesi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga