web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqipëria digjet, Rama krihet/ Diktatori me benevrekë

16 Dhjetor 2019, 20:19, Denoncim CNA

Situata pastërmetit të 26 nëntorit, që shënoi 51 të vdekur, qindra të plagosur dhe objekte të nxjerra jashtë funksionit, është kritike. Shqipërisë i ka renë zjarri, kurse Kryeministri, duke hedhur në veprim ?kolegjalitetin? miratues të  kabinetit qeveritar që kryeson, gjen vaktin ti shpall luftë medias.

Në vend të meret me stabilizimin e situatës kritike që solli tërmeti, sa shkatërrimtar aq dhe tmerronjës, për popullsinë e zonave më të populluara të vendit, ?timonieri i madh? Edi Rama, që gjashtë vite më parë premtoi rilindje gjithëkombëtare, po vërteton edhe njëherë se nuk i bëhet fare vonë për votuesit e mashtruar prej tij elektoralisht.

Argumenti që e mbështet këtë fakt është pikërisht i etiketuari prej tij dhe sejmenëve të llojit Alfred Peza, ?paketa antishfije?, por që në të vërtetë nuk ka asnjë lidhje me parandalimin e shpifjes, që si element i dëmshëm social ndëshkohet prej Kodit Penal dhe atij civil. Me goxha gjoba të majme, por dhe me burgosje disa vjeçare.

Në realitetin kur institucionet ligjore në zbatim të masave ndëshkuese ndaj shpifjes dhe fyrjes janë gjykatat, ndëshkimi që parashkruhet në paketën e propozuar nga qeveria dhe që sakaq pret të kaloj në Parlament në njerën nga dy ditët e ardhëshme është fare i panevojshëm.

AKEP dhe AMA janë institucionet që në paketën ?antishpifje?,  propozohet të jenë dubluese të gjykatave dhe xhandare të mediave që guxojnë të thonë të vërtetën  e pandikuar. I pakuptimtë ky dublim i institucioneve të drejtësisë apolitike nga dy homologe thellësisht politike, mirëpo është një realitet që pritet të realizohet nëse Parlamenti vendos me shumicë votash kthimin në ligj të paketës ?antishpifje?.

Që për arsyet e sipërpërmendura, tingëllon të jetë sa ironike aq edhe e çuditëshme  për faktin se, nëpërmjet propozimit të projektligjit të shitur si ?antishpifje?, Edi Rama synon çensurimin dhe asgjesimin e mediave të pabindura, që nuk i kontrollon dot, që janë kritike konsistente ndaj  tij dhe frymës erëkeqe të ?rilindjes? që ai përfaqëson.

Duke qenë se Kryeministri i benevrekeve është sundues dhe komandues i plotfuqishëm i pjesës dërmuese të mediave që i bëjnë fresk, madje edhe pronar i konfirmuar i një televizioni që shpifjen dhe propogandimin e sukseseve të padukëshme e ka politikë editorial (duke përbërë rast unik në botë), arsyeshëm i bie që paketa të synojë veç çensurimin e kundërshtarëve të Ramës. Të atyre mediave që nuk dinë ti bëjnë hosanara, që nuk janë të ?aftë? ta raportojnë Kryeministrin të veshur, qoftë dhe me benevreket e shumëdëshiruara prej tij, kur në të vërtetë ai është plotësisht nudo./CNA.al





Lajmet e fundit nga