web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Presidenca e BE/ Kryeministri kroat: Duhen hapur negociatat me Shqipërinë

3 Janar 2020, 09:46, Politikë CNA

Me datë 1 janar, Kroacia mori drejtimin e Presidencës së BE-së për 6 muajt në vijim. Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç, u shpreh se ndër të tjera, Kroacia do t?i kushtojë një vëmendje të madhe çështjes së zgjerimit të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Plenkoviç u shpreh se Bashkimi Europian do të përpiqet të gjejë mënyrën e duhur për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si edhe për të nxitur Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën.

?Ne do të përpiqemi të vijojmë përpjekjet tona para samitit, të urojmë dhe zhbllokojmë atë që, për fat të keq, nuk u vendos në tetor të 2019-s në Këshillin Evropian. Ne do të përpiqemi të gjejmë mënyrën e duhur për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mali i Zi dhe Serbia janë tashmë duke negociuar, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore, të cilat duhet të fillojnë negociatat, së bashku me Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën, të cilat janë objektivat tanë në këtë moment?, u shpreh Plenkoviç.

Kryeministri kroat tha se prioritet për BE-në janë zhvillimi dhe forcimi i ekonomisë, tregut të punës dhe konkurencës. Gjithashtu, në fokus do të jetë forcimi i një politike për zhvillim të barabartë midis shteteve të Bashkimit Europian.

Ekzistojnë katër shtylla themelore se si Kroacia e sheh kontributin e saj në aktivitetet e Unionit. Ne jemi në fillimin e një cikli të ri institucional, komisioni filloi punën e tij në 1 dhjetor, po ashtu edhe Presidenti i sapo zgjedhur i Këshillit. Ky kontekst i presidencës sonë është specifik. Prioritetet tona janë një Evropë në zhvillim, forcimi i ekonomisë, tregut të punës, konkurrencës. Ne do të përpiqemi të forcojmë dhe vazhdojmë politikën e kohezionit, e cila merr parasysh zhvillimin e barabartë të të gjithë anëtarëve të BE-së, veçanërisht ato më pak të zhvilluara? deklaroi ai. Në tetor të vitit që lamë pas liderët e BE-së vendosën që të shtyjnë hapjen e negociatave pas vetos së Francës?, tha ndër të tjera Andrej Plenkoviç./CNA.al





Lajmet e fundit nga