web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paralajmëron Fuga/ Shqipërinë nga gjendja e sotme do ta nxjerrim vetëm në 2050-ën

2 Janar 2020, 11:08, Politikë CNA

Me anë të një urimi për ardhjen e Vitit të Ri, akademiku Artan Fuga ka bërë një paralajmrim shumë të fortë.
Fuga thotë se Shqipëria do të dalë nga kriza në të cilën ndodhet vetëm në vitin 2050, pra pas 30 vitesh.
?Sipas parashikimeve të bëra në librin tim “Shoqëria Piramidale”,
nëse i thërrasim mendjes shpejt, mos jem i gabuar,
ne mund t’a nxjerrim Shqipërinë nga gjendja e sotme vetëm në vitin 2050!?, deklaron ai, teksa thekson se koha rrjedh avash dhe se ne ende jemi shoqëri i shekullit të kaluar, e mijëvjeçarit të shkuar.
Fuga thotë më tej se do ta vijojë dialogun me audiencën, teksa i jep një mesazh politikanëve se dialogu është më i rëndësishëm se marrëveshja.
?Gjatë dialogimit si të barabartë arrihen të vërteta që pastaj po nëpërmjet dialogimeve zhvillohen duke çuar në të vërteta të tjera!
Në këtë pikë, unë jam partizan i një filozofi shumë të njohur neopragmatist amerikan, Richard Rorty, i cili shkruan idenë e madhe se :
I rëndësishëm është dialogu i vazhdueshëm, pavarësisht nëse biem dakord ose jo! Dialogu është më i rëndësishëm sesa vetë marrëveshja!?, shprehet akademiku, ndërsa përmend tre iluzionet duke iu referuar filozofit Richard Rorty.
?Dhe Rorty me inteligjencë të rrallë na mbron nga iluzionet e një ndeshjeje basketbolli, nga iluzionet naive të lojtarëve por edhe të tifozave të basketbollit që brohorasin lojtarët në fushë.
Cilët janë këto tre iluzione sipas tij?
1. Ata kujtojnë se qëllimi i fundit i një ndeshjeje është të shënosh pikë duke futur topin në rrjetën e koshit, Në fakt qëllimi i sportit është krejt tjetër.
2. Ata kujtojnë që të gjithë njerëzit nga natyra e tyre duan të luajnë basketboll ose të brohorasin ndeshje basketbolli. Ndërkohë që shumica e njerëzve as nuk duan t’ja shohni bojën një sporti të tillë. Krejt natyrshëm.
3. Ata kujtojnë se vendi i privilegjuar i topit është të shkundi rrjetën duke u futur në kosh, a thua se ka ligje të natyrës që e komandojnë këtë lëvizje. Jo, topi mund të shkojë të orientohet sipas rregullave të cdo loje tjetër, kurse bashketbolli nuk është veçse një nga sportet shumë të kufizuara ndër dhjetra e dhjetra që ka shpikur njeriu!?, deklaron Fuga, duke i bërë thirrje qytetarëve të vazhdojnë këtë ?lojë për të mbajtur gjallë dialogun si kultura e respektit të tjetrit, e barazisë të qytetarëve, e dëgjimit të tjetrit, pa fyerje, inate dhe me mirëkuptim për mendimin ndryshe!?/ CNA.al





Lajmet e fundit nga